Stuhia-Gjelbert


Poezi te Ndryshme

HYMNI I "KOSOVËS"




Rreth korrupcionit te përbashkuar,
Me një dëshirë e një qëllim,
Të gjithë atje duke u betuar,
Të vjedhim Kosoven pa mëshirë


Nga korrupcioni veq ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Por vjedhë, por vjedhë si një shenjtor


Në dorë paret do t'i mbajmë,
Të mbrojmë vetveten nga çdo kënd.
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu njerzit e ndershem nuk kanë vend


Se Peterseni tha me gojë të vetë,
Që korrupcioni këtu ka vend,
Por Kosova do të na rrojë,
Për të, për të luftojmë dhe ne.


Trim, burrë quhet dhe nderohet,
Korrupcionit kush iu bë theror;
Për jetë ai do të kujtohet,
Që vjedhë, dhe vjedhë si një shenjtor.


Pikëpytje



Kur shndrit dhe shuhet dielli,
Kur ndodh eklips i gjatë,
Kur lind dhe sapo lind,vdes foshnja,
Kur vyshket pa çelur një gonxhe.

A duhet të shohim gurëzit?
Gurëzit e shndritshëm te lumit
Apo të ngjitemi në majë të malit
Dhe të thithim ajrin e rrallë?

Kur dielli në qiell shuhet
A duhet të kërkojmë nëpërterr
Të gjejmë dritë shpirtit të gjallë?

Të dy të qafuar

Dikur kam buzëqeshur me hënën i dehur
E ti më shikoje e hutuar
Besoje se zoti na nxori nga veshi
Bashkë të jetonim të dy të qafuar.

Kam pritur i dehur në netët e ftohta
Në ditët e nxehta për ty kam menduar
Profili i tretur në ditën e hirtë,
Mos shfaqet sërisht,i zjarrtë,i malluar.

Moxarti nuk vdiq në netët e gjata,
Dhe unë jam hequr në male, i humbur,
Mbete kujtimit me pluhur e mjegull
E qeshur,e bukur,si dikur e lumtur.

Tani rënkoj me hënën e zbehtë,
Hapsirës shpërndaj lutjet e mia,
Gjethet bien në vjshtën e verdhë,
E pemëve pa gjeethe fluturon vetmia.

Dikur kam buzëqeshur me hënën ei dehur
E ti më shikoje krejt e hutuar,
Besoj se zoti na nxorringa veshi,
Bashkë të jetonim të dy të qafuar.


DASHURIA


dashuria eshte gjithmon e duruar dhe   e embel
asnje here nuk eshte xheloze
dashuria kurr nuk eshte mendjemadhe apo kryeneq
asnje here nuk eshte e pasjellshme apo egoiste
nuk mund te behen ofendime ne dashuri
dashuria nuk sjell kenaqsi   per njerz te pa shpirt
por gjithmon shendrit ne te verteten
gjithmon eshte e gaqme per ta fale gabimin
te besoj dhe te shpreson
dhe te duron per qka do qe vjen dhe ndodh...

-------------------------------------------------------------------------------


Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht. Mëmëdheu


Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes. Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
  Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle MELODI E KËPUTUN

Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit



Mir Se Vini !