Stuhia-Gjelbert


Qesh Sat Dush Veq Mos Plas:D

Analfabet               -derdimen legen

Agregati               -koftorr   zahmet

Autostrada       -Hyxhym xhade

Bilete kthyese   -pishman billet

Rrespia                 -mahall sefa

Bllok shenimesh   -hesap defter

Budall             -sagllam ahmak

Bush               -tollusum sherif

CD Rom               -hesap tepsi

CD                       -aheng tepsi

Celular             -muhabet hava

Cooller               -Gazuz insane

Disko           -Gjullurdi bodrum

Doganier           -Shejtan hesap

doganieri       -lyps me vertetim

film erotik             -sevda sehir

Forum-Arnaut   Llafazan Mejdan

Forumit         -zahmet muhabet

Frigorifer           -Kallkan dollap

Gjarper             -Llahtar ushkur

Impotenca       -Saber selamet, se devri qamet

katunar                 -insan byrek

Kondom         -shyqyr llastik (sagllam llastik) Kopshti zoologjik     -hajvan bashqe

kufiri         -megje me   tel          

Kuller         -takllagjyn shmeker

Kupa Botrore         -gjygym dynja

Lavatriçe                 -Gjullurdi kazan

Letërnjoftim             -Surrat tapi

mbremje festive       -aksham aheng

Menu             -defter aksham pilaf sallam

Mësues           -Llafazan hajvan

nevojtorja               -berbat kolib

Nxënes                   -Medrese qyqar

pasaporta               -tefter per ryshfet

Penallti                   - hyxhym   yrysh

pite me mish           -Dönner ül kebab

Plazh                     -Maskarallek dynja

Printer                   -hazer defter

Profesor       -Medrese delenxhi

Radio                         -Aheng dallap

Raki                 -U deme shyqyr

Regjister notash-Menxyre defter

Roboti                 -teneqe insan

rroba banjo -jazek kostum (edepsez kostum)

Rrobalarëse       -Bulldum kazan

Saddam                 -gjynah vezir

Sekretaria tel.       -hazer xhevap

Sharon             -arkash   hitlerin  

sherbim 24-oresh 24-sahat hyzmet

shesh lufte     -kasaphane mejdan

Shtëpi publike   -Han birinxhi maskarallek qamet

Tabut                   -xhenet Taxi

Taxi                     -jallah-shofer

Telefon           -Muhabet gajtan

Tian-Pin -azgan vietnam-pasha

tregti mall. Te vjedhur-arnaut pazar

Truproja             -Azgan dajak

Tubim(Miting)   -Gjullurdi milet

TV                 -Kallaballak sehir

Varrezat       -parking rahmetli

Veterinar           -hajvan doktor

vetesherbimi-filhall vet hyzmet



Fjalori   Gjakovar



1. XHYZENTI - koridor



2. KREDENAC - dollap



3. ASHQIHONE - dhome e vecante e ndertuar ne oborr te shtepise ku pergatitej ose



ruhej ushqimi



4. MULLO - mllefi



5. FAMXHYMLEK - kemish



6. DOGRI - menjehere



7. QIMQI - kinse



8. MINIVISH - i merdhire, i mavijosur



9. PERBALLADONE - haptazi



10. BALLGUR - me bark, koment i pamenduar



11. TALLAHUT - i pagdhendur, budalle



12. KABA - i madh, dangall



13. ALLABATANE - pa lidhje



14.RRAKSHAJA - gjera te prishura, te hudhura, te papaluara



15. RRAQE - gjera te ndryshme te panevojeshme



16. RRAKADYL - duke u rrotulluar



17. RRAKNY - te rrexosh dicka



18. NYJAFQ - i merrolur



19. MIZIVIR - i poshter,Qe i dhimet dicka, Cikrrimtar...Fikan



20. KUKUBAN - frikacak, i vetmuar, ndjella keq



21. ME YZER - shtatezene



22. YZERHONE - nevojtore



23. FYLFYL- i trullavt, trullan



24. MASLLAHAT- dicka e madhe dhe efektive, profesionale



25. SHIDET - ngjarje e madhe



26. SHTAPALAK - gjere e gjate



27. TAKAHYK - mentalisht i pazhvilluar



28. FURDULLA - lloj i embelsires



29. SNI - sofer



30. NKET MOZE - para do kohe



31. DELIDAKUZ - femije sherraman



32. RESMA - fotografi



33. QUQBYC - rri ulur ne toke



34. FELQ - efeee



35. SAMUN FRANGJULL - i bjen samun pa suxhuk



36. NAMRUD - njeri i rende, pa qere



37. BIGAJIHAK - piskfillti, papritur



38. KASTILE - enkas



39. QIKEMENGJE - fiokes



40. ALLANUMRILE - vajze me namuz



41. HUMUMGJIK - banjo



42. RUSPA - diqka me vlere



43. BOJ KYRYMYZ - nje ngjyre ne mes te gjelbertes mshel dhe qel



44. EKMIQIHONE - bukepjekes



45. PERDESYZ - i pa ftyre



46. DELLI - damari



47. FILL - menjehere



48. LLAPANXHESHË – permbledh shuplak, shapull



49. QESHTUTNE - keshtu valla



50. TE BOJ PER IFTI – te rrafi shumë, te smuj



51. PËR ISHON – qe nuk perdoret më



52. NEMELAZEM – mos bini ne besdi



53. TARAMAD – objekt per tutjen e fëmiejve (dhompir)



54. CACEL – lugat, dhompir



55. I PREKEN NE MELL – jo ne rregull në kry



56. MASKARALLYK – ngjarje e trazuar



57. NOMA E ZEZË – katastrofë



58. MUBAREQ – njeri i pa sherr



59. HAMSHUR – njeri qe nuk mendon gjatë, qe nuk lodh trurin



60. MASLLAHAT – korrekt



61. QINIBAZ – njeri qe imiton



62. QINU – imituar



63. ASLI – e vertet, qe ka te bej me realitetin



64. HEJLI KOFT – te ligat



65. QUKULUK – fëmijë qe e bën veten për ta dashur



66. TEQLIF – i nevojshem



67. MOS JA LE NOMIT – mos ja nxjerr fundit, mos ja tepro



68. TEKRAR – perseri, apet



69. PRALLAZ – dera qe te qet te fqiu



70. DUGOJ – dyqan, shitore



71. NALLONE – nallqe



72. MET ZON KEP – me te shfrytzu materialisht



73. LLUK-LLUK – falas, gratis



74. NONA E DAJES – gjyshja, mama e mames



75. ELTEME/ILETEME – njeri i merzietshem, fol shumë



76. MUHALIF/MUHALIFGJI – njeri qe fol shum e pa kuptim



77. NAMAZGJA – treg, pazar



78. RRYP – katunart, ne Gjakovë



79. 124 – grup i madh njerz, shum njerz



80. FILTERE – fërguese, fertere



81. KOTEC – shtepiza ku mbahen pulat



82. KREDENAC - komod e vogel per ruajtjen e ushqimit



83. TEVEQEL – njeri pa moral, pa respekt



84. NAMRUZ – naiv, njeri vetanak



85. SILI – karrig



86. SNI – tepsi e madhe



87.BYTYN – a jeni bytyn., a jeni krejt (trruq)



88. TAKAYT – i pa gdhenur



89. VARG - a jeni varg, a jeni mirë te gjithë, (trruq)



90. RRAQEGJI – njeri qe mbledh gjëra pa vlerë



91. JAPI – shtepi e po sa mbaruar



92. HUMUMGJIK – banjo, wc



93. DANGALL – njeri jo shkatht fizikisht



94. SASHTRIS – frikë e madhe



95. ALLASHTRIS – pergaditur temperaturen e ujit (ujë te vokt)



96. PAQAMUR – persheshe me kos e me huder i perzier



97. IRI - e urrej, i pa deshirueshem



98. NAMRUD – i zymtë



99. TAMASQAR – dhimcan



100. PRREK - shumë i uritur (ushqim)



101. KAVALER – dorë lirë (pare, lek)



102. KYVET – forcë



103. HYGJYM, TURR – hyz, hap



104. VUGJUD – forë shpirtrore



105. RRAKADYL – e rrexuar së rrotulluari



106. TARASHQELLYK – qef, ndjenjë e mir



107. AZGON – njeri serioz



108. GJAKAJDUR – njeri i shpurdher, i zoti



109. TESLIM – ne gjendje jo te mire shendetsore



110. NALET ILON - dreq



111. KUPUK – njeri pa marre, respekt, arrogant



112. PONDEL, PONDLAN – njeri me tesha te vjetra



113. BUKPERMYS - njeri pa ndergjegje



114. ZBRU – duart kur te zbardhen prej ujit



115. KAPADAI – trim, i zoti



116. HAVRUZ – oturak,



117. KANAC - perparse, per gatimin e ushqimit



118. BENKIC – perparse per femijë



119. TAKAYT – njeri i vjeter, qe rrin veq ne shpi, bajat



120. PORT – kiliker



121. GULLUB – kiliker imadh



122. SALLKOM – ngjarje tragjike



123. IDARE – mu bo idare, - mu mbledh diqysh



124. ANGLLATIS – spejgu thell, me ta shti ne trru



125. QIQERR – zgjuar, pa gjumë



126. ZARI – nafak (ne pont)



127. STIF- plot



128. ZAHAR – nashta



129. TATAKURT – ne gjendeje kritike (shendetsore)



130. SKOMJE – varferi



131. KYT – ne sasi shumë shumë te vogel



132. NYNQ – kry fortë



133. KOLLODONT – pastë e dhomve



134. GASTARE – gotë



135. ZIJAFET – fest e organizuar nga grat per gra



136. GLLANC – e re flak



137. ZHIG – nostalgji (kam zhig)



138. DAS – djal zoteri, djal i pashem, i menqur



139. HATASHME – fantastike



140. PUPA – me në her e tempo te shpejt, shpejt, fllesh



141. DAKIK – minut, qast



142. HASHAFTAS – enë e thellë, per gjella apo sallad



143. SKRROP – i lagur shumë (nga shiu)



144. TELALL – lajm i pa konfirmun



145. PARROLL – ç’pifje



146. BAKSUZ – njeri pa fat



147. N’GJETI – naj ka tjeter



148. TYRQE – turqisht



149. OMELE – derte, halle, probleme



150. HALLEJK – femer, pa karakter, e pa nderë



151. KARAVLLEJK - plak qe vjedh fmi (ne gjuhen e femijve)



152. LLASTYK – katunar



153. ËRRXH – kur te merr gjumi qe nuk mundesh mi qendru te zgjuarit, moment gjumi,



154. GROP – tradhti, rren, mos ma bo grop, mos me tradhto



155. KAJMAK – perdoret kur je i knaqen, ishte mir, ishte kajmak., fantazi



156. PALLEN E SEFAS – Sefa te madh, qef te madh, knaqesi



157. HAKIKAT – njëri shpirt mirë, i ndershem, zemer gjërë



158. GJYMERT – shpirt mirë, dorë shlirë



159. ÇAPRRAZ – kukall, qakall, maqallung (hahaha)












ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT
NASTRADINI DHE FËMIJËT
Kahdo shkonte Nastradin Hoxha, fëmijët i shkonin pas, e tallnin, luanin me të, e qortonin si askë tjetër në botë. Njëherë një i rritur e qortoi Nastradinin:

— More Nastradin! Po ty fëmijët nuk të frikohen fare?

—As unë nuk frikohem prej tyre! — ia bëri Nastradini trim.



QË TË MOS E DI UNË

Nastradini njëherë u hidhërua shumë në gomarin e vet të padëgjueshëm dhe urdhëroi të birin:

— Ketij gomari mos i jep të hajë, as të pijë! Le të ngordhë ky, sa më parë!

Kur dolën jashtë ahurit, Nastradini i pëshpëriti të birit:

— Unë thashë ashtu që ta tremb gomarin, që mos të më hidhërojë tash e tutje. Po ti jepi ujë e ushqim si zakonisht, por të mos e di unë këtë gjë!



SI SHKOJNË DITËT KËTU?

Nastradini arriti për herë të parë në Vuçitërnë dhe derisa po shikonte me interesim, iu afrua një i panjohur dhe e pyeti:

— A smë thua hoxhë, çditë është sot, këtu? Nastradini iu përgjigj:

— Mik i dashur, nuk jam nga këtu. Për herë të parë jam në këtë sheher, kështu që ende nuk e di si shkojnë ditët e javës këtu. Më mirë pyetë di-kënd nga vendësit!



NË ROL TË KËNDESIT

U ngrit Nastradini në mesnatë, doli jashtë e nisi të këndonte si këndes. Fqinjët që e dëgjuan, e pyetën çpo ngjet me të, ndërsa ai u përgjigj:

— Paj, nesër kam shumë punë dhe do të dëshiroja të agojë dita e re sa më parë!



KUSH ËSHTË MË I VJETËR

E pyetën Nastradinin:

— Cili jeni më i vjetër? Ti apo vëllai yt?

— Sivjet, unë jam për një vit më i vjetër se ai, po në vitin e ardhshëm do të jemi moshatarë unë e vëllai!



NUK TË DON TY, NËNË!

Një lypës trokiti në derën e Nastradinit. Kërkonte bukë ai. Nastradini ngau te e ëma që ishte brenda dhe i tregoi. Nëna tha:

— Biro, i thuaj lypsit: nuk është nëna këtu! Nastradini iu përgjigj nënës:

— Po, ai nuk po të kërkon ty, por po kërkon bukë, nënë!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 3
NJË ME NJË
Nastradini ecte rrugës pas gomarit për midis të Ferizajit, një ditë vape. Kishte hequr dollomanë dhe e kishte vënë mbi samar sepse bënte vapë. Dikushi për ta tallur Nastradinit, ia vodhi dollomanë. Nastradini e pyeti gomarin:
— Ku është dollomaja ime?
Por gomari nuk fliste. Atëherë Nastradini i hidhëruar ia hoqi gomarit samarin dhe e vuri në shpinë të vet duke thënë:
— Kur të ma kthesh dollomanë time, ta këthej samarin tënd!



A RRITET LITARI?

Babai e dërgoi Nastradinin në pazar që ti blejë një litar:
— Më blej një litar! — i tha.
Nastradini shkoi dhe u kthye saora. Kur i jati e pyeti ae kishte blerë litarin, ai iu përgjigj:
— Jo, nuk e bleva; ti vërtetë më tregove gjatësinë e litarit por nuk më the për sa kohë mund të rritet litari aq sa e kërkon ti!



BËJ ÇKA E KAM NË MENDË!

Në një fshat të Gollakut Nastradini i mblodhi fshatarët dhe u tha:
— Ose më jepni ushqim, ose e bëj çka e kam në mend!
Fshatarët u trembën dhe i dhanë gjithë çpatën. Kur u ngop Nastradini mirë e mirë, ata su du-ruan pa e pyetur çkishte pasur ndër mend ti bënte fshatit. Ai tha:
— Kam pasur ndër mend të shkoj në fshatin tjetër — në Llap!



SI RUHET DERA E SHTËPISË?

Nëna e Nastradinit vajti dikah dhe porositi të birin ta ruante derën e shtëpisë. Nastradini ndenji gjatë në prag të derës, u merzit, nisi të luante me fëmijë dhe hajni e bëri atë që kishte pasur ndërmend. Kur u kthye nëna, e pa çkishte ngjarë dhe e pyeti të birin:
— Përse nuk e ke ruajtur derën e shtëpisë, Nastradin?
Nastradini u përgjigj:
— Po, besa, derën nuk e ka gjetur gjë e ligë, e ti nuk më the ta ruaj shtëpinë, po derën!



DUKE KËRKUAR GJUMIN

Në Shkup ishte e ndaluar të shëtisje rrugëve natën vonë. Jeniçerët silleshin rrugëve dhe merrnin masa kundër bredhësive. Një natë e zunë Nastradinin.
— Çbën kaq vonë që sillesh rrugëve? — e pyetën me hidhërim.
Nastradinit iu mor goja dhe mezi tha:
— Paj, rashë të flija, po e kisha lënë derën çelë dhe gjumi më kishte dalë jashtë, kështu që dola ta kërkoja!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 4
KUSHTI I FITUAR
Njëherë Nastradini në lojë me fëmijë hasi një dru të lartë dhe u tha fëmijëve se do te hipte në majë, nëse ata ia paguajnë një gjysmë akçe (para e vjetër). Fëmijët mblodhën sa patën, bëne një gjysmë akçe dhe Nastradini pasi i rrasi paratë në xhep, tha:

— Sillmini shkallët!

— Me shkallë është lehtë dhe ne nuk jemi marrë vesh që të hypësh me shkallë, se me shkallë ia del gjithkush! — kundershtuan fëmijët.

— E, as të hip pa shkalle nuk jemi marrë vesh! — tha Nastradini dhe fitoi kushtin.



KOKA PA MISH

Babai i dha Nastradinit të vogël dy akçe për ti blerë një kokë qengji sepse babait i hahej shumë. Ai doli, e bleu, por kur kthehej rrugës e hëngri tërë mishtë e kokës së qengjit. Para të jatit vuri vetëm rrashtën e thatë të qengjit.

— Çështë kjo? — pyeti babai i hutuar. Është kokë qengji, baba! — tha Nastradini i vogël.

— Po ku i ka veshët? — pyeti ai.

— Kishte qenë e shurdhër! — tha Nastradini.

— Po sytë — pyeti baba sërish.

— E po, baba, kishte qenë qengj i verbër! — tha ai.

— Besa, as gjuhë nuk paska, biro! — u hutua babai.

— Qengji ka qenë mëmec, baba! — tha vogëlushi.

— Ama, as një grimë mish nuk e ka kjo kokë! — tha babai.

— E po, ka qenë një qingj i ligë, baba! — tha ai.

— Atëherë përse e bleve kështu këtë kokë qengji, — u hidhërua babai.

— E bleva, baba, sepse i kishte dhëmbët shumë të mirë. I sheh sa të mprehtë i ka? — ia bëri Nastradini dhe doli jashtë.



MË DHIMBSET ARA IME

Kau i huaj hyri në arë të Nastradinit. Nastradini më kot e ndoqi kaun me hu: as e zu, as e që-lloi. Po, pak më vonë, të njëjtin ka e pa të zënë në zgjedhë të fqinjit. Atëherë mori një thupër, u afrua dhe po e qëllon kaun.

— përse po e rrah kaun tim? — pyeti fqinji.

— Ti, hesht! E di kau vetë përse po e rrah! — tha Nastradini dhe vazhdoi ta qëllonte.

— Por, Nastradin, po më dhimbset kau! — ia bëri fqinji.

— Mua po më dhimbset ara ime! — tha Nastradini.



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 5
DUA UJË E JO DAJAK!
Hyri hajni në shtëpinë e Nastradinit. Familja e hetuan hajnin dhe i thanë Nastradinit që ta kap-te.Ai ngau pas hajnit, e hajni me vrap u hodh përkrye murit të oborrit. Nastradini mezi ia kapi opangën hajnit, por ajo ishte e ndyrë dhe ia përleu duart.

Babai i Nastradinit po afrohej nga pas me një stopërlak dhe kur e pa Nastradini, duke u frikuar se babai do ta rrahte këtë që i shpëtoi hajni nga duart, tha:

— Nuk më duhet dajaku, baba, po një shtambë me ujë që të pastrohem se jam bërë me baltë!



GOMARI ËSHTË KTHYER MBRAPSHT

Nastradini deshi ti hypte gomarit një ditë, e ngreu këmbën dhe iu hodh në shpinë mbrapsht: me kokë nga bishti. Ata që ishin pranë, e panë dhe e pyetën:

— Po përse je kthyer mbrapsht, Nastradin?

— Jo unë, jo, po gomari është kthyer si nuk duhet! — tha Nastradini.



NËNA MË E RE SE I BIRI

Ishin mbledhur gratë në shtëpinë e Nastradinit dhe me nënën e tij bënin llafe, e herë pas herë e pyesnin shoqja-shoqen edhe për vjetët. Nëna e Nastradinit thoshte se ka shtatë-tetëmbëdhjetë vjet, edhe pse Nastradini i kishte mbushur të katërmbëdhjetat. Këtij më në fund nuk iu durua pa i thënë nënës:

— Ti nëna ime, vetëm edhe dy-tri vjet rri në këtë moshë që thua se je, të zë unë, e kur të bëjmë vjet njësoj, rritemi bashkërisht!



PESHQIT E MËDHENJ E DINË

Babai i Nastradinit kishte zënë tre peshq në Dri. Nëna i fërgoi, por vetëm më të voglin e solli në sofër për drekë. Dy më të mëdhmjtë i fshehu nën sofër. Kur u ulën, Nastradini i përshpëriti, diçka peshkut të fërguar që ishte në sofër.

— Çka po bën ashtu, Nastradin? — pyeti babai.

— Po e pyes këtë peshk kur është dita e kijametit! — tha ai.

— E po, çka po të thotë? — u hutua babai.

— Po më thotë: jam peshk i vogël unë, por pyeti ata dy peshqit e mëdhenj që i ka fshehur në-na nën sofër. Ata dinë më shumë se unë, tha Nastradini.



NASTRADINI DHE MBRETI

Mbreti, që shëtiste tebdil (i maskuar) e hasi Nastradinin e vogël derisa shkonte në shkollë dhe ia dha një lirë.

— Merre këtë lirë dhe blej sheqerka! — tha mbreti.

— Jo, nuk guxoj, se më rrah babai! — tha vcgëlushi.

— Por, ti thuaj se ta ka dhënë mbreti dhe ai nuk do të të rrahë, — tha mbreti.

— Nuk mund ti them, se babai im e di se mbreti nuk e jep vetëm një lirë. E nëse ju ma mbushni strajcën me lira, baba im beson pastaj! — tha.



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 6
DIELLI APO HËNA?
Në mejtep, mësuesi pyeti nxënësit se a më i rëndësishëm është hëna apo dielli. Gjithkush u përgjigj në mënyrë të vet, por kryesisht nxënësit u pajtuan se më i rëndësishëm është dielli. Vetëm Nastradini u ngrit e tha:

— Jo, hëna është! Se dielli del ditën, kur shohim dhe as që mund ta shndërrojë ditën në natë mungesa e tij e bën edhe pa të. E hëna del natën, na bën dritë kur është terr!



QURANI I MENÇUR

Një ditë tregu Nastradini pa një zog të bukur e të vogël që shitej dhe blerësit ofronin shumë para. Pa e zgjatur më shumë, u kthye në shtëpi, mori quranin e doli në pazar. Por blerësit nuk i ofruan para sa kërkonte ai dhe ai tha:

— Po pak më parë, një zog shumë më i vogël se qurani im u shit për dymbëdhjetë duket!

— Por ai zog ishte papagall që di të flasë! — i thanë njerëzit që ishin grumbulluar rreth qura-nit të Nastradinit.

— E nëse ai zog di të flasë, qurani im di të mendojë në heshtje edhe më mirë se ai! — tha.



A MASHTROHET NASTRADINI?

Një mendimtar kishte dëgjuar shumë për Nastradin Hoxhën edhe erdhi për ta mashtruar në Prizren. Kur hyri në qytet e gjeti një njëri që ia kishte dhënë shpinën një muri dhe e mbante:

- po e kërkoj Nastradin Hoxhën, —tha i ardhuri. — Erdha të mashtroj!

— Shumë mirë, — tha Nastradini, — unë e njoh Nastradinin, po ma mbaj ti këtë mur të mos rrëzohet deri sa ta sjell Nastradinin, se e di ku gjendet ai.

Njeriu ia dha shpinën murit kotnasikoti e Nastradini shkoi në punë të vet.



MIELLI NË LITAR

Erdhi fqinji te Nastradini dhe ia kërkoi litarin në të cilin teren rrobat. Nastradini pasi hyri brenda, doli jashtë e tha:

— Besa, nuk mund ta jap se po ter miell në litar!

— E po si teret mielli në litar, Nastradin? — pyeti fqinji i hutuar.

— Or fqinji im i dashur, kur dikush nuk e ka ndërmend të ta huazoj litarin, ai bën çka të dojë me litarin!



PREJ MALLIT TË MADH

Para derës së Nastradinit përftoi qerrja e Nastradini që qëlloi lakuriq, edhe pse kishte dëshirë të hypi në qerre. Por qerrexhiu nuk e priti fare, e Nastradini doli vrap siq ishte, lakuriq. Po kur hyri në Rahovec, rreth tij u mblodhën njerëz dhe e pyetën përse kishte ardhur ashtu si ishte. Ai u përgjegj:

— More, aqë shumë më ka marrë malli për ju, saqë paskam harrua të vishem!



MISHI DHE MËLQIA

Nastradini bleu mëlqi po kur po ecte rrugës,. sorra ia rrëmbeu nga dora e fluturoi lart. Në atë çast një njeri që kishte blerë mish po vinte rrugës dhe Nastradini pa një pa dy ia rrëmbeu mishin njeriut e mori të ikte. Njeriu thirri në ndihmë:

— Mbajeni, se ma mori mishin tim!

— Mbajeni, se ma mori mëlqinë time, — bërtiste edhe Nastradini pas sorrës.



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 7
ÇORBA E VALËT
Gruaja e Nastradinit kishte zier qorbë për darkë dhe ajo e para e provoi, por çorba e valët dogji aq shumë saqë asaj i shkuan lotët atë çast. Nastradini kur e pa, e pyeti:

— Përse qan, mori? Është çorba e nxehtë?

— Nuk është, por qaj se më ka vdekur babai e ai e adhuronte shumë këtë çorbë!

Fill pastaj Nastradini mbushi lugën çorbë, por ajo e dogji edhe më shumë. Gruaja ia pa lotët:

— Përse qan ti, Nastradin? — e pyeti ajo.

— Qaj, sepse ty të ka vdekur babai, të ka, vdekur nëna, e nuk ke vdekur edhe ti me ta! — ia bëri ai, me gojë të përvluar.



SHKALLËT SHITEN GJITHKUND

Nastradinin e mori malli për pemë, mori shkallët, iu afrua pemës së fqinjit dhe hipi lart. Fqinji e kishte shikuar gjithnjë dhe doli, iu afrua dhe e pyeti:

— Çka kërkon këtu, Nastradin? Çka po bën? Nastradini u zu ngushtë:

— Paj, po shes shkallë, or ti! — tha.

— Po a këtu shiten shkallët? — pyeti fqinji i hidhëruar.

— Or budalla, po a nuk e ke ditur se shkallët mund të shiten kudo?!



IA NDIEN ERËN

Nastradini po mendonte në varfëri të vet: të kisha njëzet akqe, do të bleja mish. Ta kisiha një vegësh, do të marrja hua dru te fqinji dhe çfarë çorbe do të kisha mbaruar, se... Po atë çast, në derë u duk fëmija i fqinjës me një enë në dorë.

— Çdo ti këtu? — pyeti Nastradini i hutuar.

— Po, nëna është e sëmurë dhe po i hahet çorba! — ia bëri ai.

— More, unë vetëm sa e mora me mend e prej nga ia ndjeu erën çorbës ajo? — pyeti Nas-tradini i mejtuar.



GOMARI DO KËNGË

Subashës i kishte humbur gomari dhe njerëzit e subashës u nisën ta kërkojnë. Nasitradinin e hasin në rrugë dhe e porositën nëse e sheh kund gomarin e subashës, ti lajmërojë.

Nastradini vazhdoi rrugën duke kënduar. Njëri e hasi dhe kur mori vesh hallin e Nastradinit, tha:

— Po ti nuk je brengosur fare për gomarin e subashës? Edhe po këndon. — ia bëri njeriu.

— Pikërisiit gomari i huaj kërkohet me këngë! — tha Nastradini dhe vazhdoi më tutje.



BJERI FYLLIT TI

Nastradini përgatitej për Qabe. Para nisjes për haxhillëk, u mlblodhën ta përcillnin dhe secili e porosiste Nastradinin për diçka. Po aty qëlloi një fëmijë, që nxori një akçe, ia dha Nastradinit, duke e lutur që ti blejë një fyell në Qabe.

— E, djali i mirë, ti qysh tash luaja gishtërinjtë fyellit, e për këta të tjerët, shohim e bëjmë!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 8
SJAM BUDALLA POR JAM FËMIJË
Kur ishte i vogël, Nastradinin e dërgoi i jati në mulli, që të bluante drithin. Ia ngarkoi dy thasë drith gomarit dhe e nisi. Por kur u blua drithi i Nastradinit, mullisi e pa Nastradinin tek po merrte miell nga thesi i huaj dhe po i mbushte ende të vetët.

— Çka po bën? A mos je budalla? — u hidhërua mullisi.

Nastradini u përgjigj:

— Po të isha budalla, kisha nxjerrë miell nga thesi im dhe e kisha shtirë në të huajin, por jam fëmijë. A spo sheh, a?



AMANETI I NASTRADINIT

U sëmur Nastradini dhe njerëzit i shkuan ta vizitojnë. Po ai ishte i sëmurë rëndë dhe ata e pye-tën në do tu linte atyre ndonjë amanet.

— Po, e kam një amanet, — tha Nastradini. — Amanet po ua lë, që kur të vizitoni ndonjë të sëmurë si unë, mos rrini shumë!



MERRE EDHE TI NJË

Një njeri ia dha Nastradinit dhjetë pata për ti ruajtur, por ai në mbrëmje i ktheu vetëm nëntë. Kështu nisi grindja. Njeriu që ia kishte dhënë patat, nuk dinte të numronte, ama e shihte se një mungon, dhe në fund u morën vesh ti sjellin cthjetë njerëz, që secili të marrë nga një patë, e të shohin a janë në numër patat.

I sollën njerëzit dhe kur secili mori nga një patë, pronari ngeli pa të,

— A sheh, Nastradin? Nëntë janë, e nuk janë dhjetë! Unë nuk kam patë fare? — tha pronari.

— E po kush të ka faj që nuk e more edhe ti një kur ishin në tubë? — tha Nastradini.



LOPËS MOS I SHIKO NË QITAP

Kadiu e pagoi Nastradinin qi tia ruante lopët. Po Nastradini bashkë me lopët e kadiut e merr-te edhe një lopë të veten që kishte. Dhe ngjau që pikërisht lopa e Nastradinit ta shpërthente lopën e kadiut, dhe vaj halli për Nastradinin. Nastradini ngarendi te kadiu e tha:

— Kadi i nderuar, lopa jote e shpërtheu lopën time!

— Po çtë bëj unë? Për hajvanë nuk ka gjyq as ligj! — tha kadiu.

— Ama, çpo flas edhe unë? Po lopa ime e ka shpërthyer lopën tënde, kadi! — tha Nastradini.

— E, he... prit njëherë të shikoj në qitap, Nastradin! — ia bëri kadiu.

— E jo! Pasi lopës sime nuk i shikove në qitap, nuk do ti shikosh as tëndës! — tha Nastradini.



SHTËPIA NË RROTË

Nastradini ndërtoi një shtëpi të vogël sa të ketë kulm mbi kokë. Por të parët që erdhën, i thanë se derën është dashur ta linte në lindje dhe jo në perëndim. Sa shkuan ata, ky e mbylli derën në perëndim dhe hapi derë në lindje. Erdhi pala tjetër dhe i thanë:

— Ahu, përse rrak e ke lënë derën në veri?

Shkuan ata, ky e mbylli derën në lindje dhe e hapi derën e re në veri.

— Përse nuk e ke lënë derën në jug? — e qortuan pala e tretë.

Nastradini i hidhëruar, ndërtoi katër rrotë, e vuri shtëpinë mbi to, dhe kah i thoshte kush — ia kthente derën ...



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 9
DHURATA PËR MBRETIN
Nastradini mori dy fiq dhe një pjatë e shkoi te mbreti. Rojën e lajmëroi se ka dhuratë për mbretin. Kur hyri te mbreti, para tij vuri pjatën e pastaj në pjatë nxori dy fiq. Mbreti, edhe pse e dinte se çka janë fiqtë, e pyeti:

— Çka janë këta, Nastradin?

— Këta janë fiq, i dashuri mbret! — tha Nastradini.

— E çka shërbejnë këta? — pyeti rnbreti për ta tallur.

— Këta shërbejnë për tu ngrënë, lartmadhëri! — tha Nastradini dhe mori njërin fik në sy të mbretit, e rrasi në gojë dhe e hëngri. Pastaj fikun tjetër e ndau përgjyismë: — E mund të hahet edhe kështu! — ia bëri, hëngri gjysmën e fikut tjetër, pastaj edhe gjysmën e fundit që do të thotë se i hëngri të dy fiqtë.

Mbreti ngeli me gisht në gojë.



DËSHIRA ËSHTË DËSHIRË

Nastradini e kishte një ka të madh që kishte brirë aq të mëdhenj e të bukur saqë ai nuk kishte dëshirë më të madhe se ti hipte njëherë dhe ti ulej këmbëkryq midis brirëve. Por një gjë të tillë as që mund ta bënte kur kau ngrihej më këmbë, prandaj njëherë e gjeti të shtrirë dhe iu afrua përvjedhtas. Po sapo iu hodh midis brirëve, kau u tremb, kërceu në ajër dhe Nastradinin e përplasi për tokë. Nastradini duke u ngritur me shumë dhimbë, ia bëri:

E vërtetë se më dhemb, por dëshirën time e plotësova!



GABIMI ËSHTË NË QYP

Nastradini kishte punë me kadiun, por ai e dinte fare mirë se nuk mund të fitonte në gjyq nëse kadiut nuk i jep ryshfet. Kështu ai mori qypin, e mbushi baltë e në krye i hodhi pak mjaltë. Pastaj ia dha kadiut, kështu që ai vëndosi në favor të Nastradinit. Nastradini mori vendimin e kadiut e iku. E kadiu në shtëpi, posa e rrasi lugën pak më thellë në qyp, i doli baltë në vend të mjaltit. Atëherë dërgoi tia binin Nastradinin.

— Nastradin. Ma jep atë vendim të gjyqit që ta dhashë dje, se ka një gabim e duhet ta korigjoj!

— Të falem nderit, kadi, vendimi im nuk ka asnjë gabim. Gabimi është në qyp!



I KANË HARRUAR SHKRONJAT

Nastradini pa se fqinji ka dasëm të madhe, mendo e çmendo si ti shkonte në gosti dhe çtë bëj tjetër, pos morri një letër të bardhë, e palol mirë e mirë dhe shhkoi në dasrnë si të ishte i ftuar edhe ai:

— Këtë letër ia solla të zotit të shtëpisë, — ia bëri, hyri brenda dhe menjëherë u ul në sofër.

I zoti i shtëpisë e hapi letrën por aty nuk kishte asgjë të shkruar.

— Nastradin, këtu nuk shkruan asgjë! — ia bëri ai Nastradinit që hante me nguti.

— I kanë harruar shkronjat prej gëzimit që keni dasmë! — tha Nastradini tashmë i ngopur fare mirë.



A SHET TURSHI TI A UNË?

Nastradini vendosi të merrej me tregti dhe pikërisiht vëndosi të shes turshi në Prishtinë. Bleu turshi e vegla, i ngarkoi turshitë në gomarë e doli në çarshi. Por gomari ishte mësuar që saherë të kalonte pranë një shtëpie, të gjallmonte, kështu që kjo ngjau pikërisht pak para se të bërtiste Nastradini: „urdhëroni, turshi urdhëroni turshi. Nastradini i hidhëruar iu drejtua gomarit!

— Po ngadalë njëherë, or ti; a po shet turshi ti, apo po shes unë?!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 10
ME PAPUÇE MAJË LISIT
Ishin mbledhur shumë fëmijë përfundi një lisi. Atë çast po afrohej Nastradini që kishte të mbathura vetëm papuçet dhe fëmijët saora shpikën një dredhi për tia marrë papuçet.

— Nastradin! Në këtë lis nuk ka hipur njeri! - ia bënë fëmijët posa u afrua ai.

— Unë mund të hip! — tha Nastradini, hoqi papuçet dhe i rrasi në xhepa. Pastaj hipi dhe ndërsa ishte në lis, fëmijët e pyeten:

— Po përse i more papuçet në xhep?

— Paj, kur kam dalur nga shtëpia, nuk ma ka marrë mendja se më ndodhë të hipëm në lis, e tashti që hipa, edhe pse nuk ma merr mendja, mund të ngjajë që të më dalë ndonjë rrugë prej këtu, kështu që thashë të më qëllojnë papuçet pranë!



A MË BESON MUA APO GOMARIT?

Fqinji ia kërkoi gomarin Nastradinit për të shpenë një barrë drithë në mulli. Nastradini i tha se gomari kishte shkuar në pyll për drurë. Po atë çast, gomari gjallmoi prapa ahurit, si për inatë të Nastradinit. Fqinji paksa i nervozuar iu kthye Nastradinit:

— Ja ku qenka gomari, Nastradin!

— Unë të thashë se ka shkuar në pyll për drurë, e ti, a më shumë më beson mua apo gomarit, or shoq?!



TI PO MA KALUAKE EDHE MUA!

I sollën Nastradinit një tepsi me bakllava, por ai ngutej dhe e vuri në raft derisa të kthehej. Por kallfi, si shakaxhi i madh që ishte, i nxiti fëmijët që ta hanë bakllavanë, edhe pse Nastradini para se të shkonte, kishte porositur mos ta hanin fëmijët bakllavanë se mund të jetë e helmuar. Fëmijët e hëngrën bakllavanë deri në fund, ndërsa kallfi, para se të kthehej Nastradini, mori thikën dhe e theu përgjysmë.

— Përse e ke thyer thikën? — ishte pytja e parë e Nastradinit posa u kthye në shtëpi. Kallfa sikur nisi të qante:

— Nastradin thikën e theva duke ia mprehur majën lapsit me të cilin duhej të bëja llogari dhe nga frika që mu thye thika, desha të hidhem në bunar. Por ikur mu kujtua bakllava e helmuar, e hëngra që të vdisja sa më parë. U ula e hëngra, e po ja, ende nuk kam vdekur... — dhe vazhdoi të qante me zor.

— Ore, ti po ma kaluake edhe mua me dreqësitë e tua! — i tha Nastradini kur e kuptoi dredhinë.



DËSHMITARI I RREMË

Një njeriu i duhej një dëshmitar i rreme në gjyq dhe ai e gjeti Nastradinin. Nastradini duhej të deklaronte në gjyq se në thasët që ky njeri i kishte shitur, kishte pasur grurë e jo tërshërë. Po në gjyq, Nastradini në vend që të thoshte „grurë, siç e kishte këshilluar ai, gabimisht tha se në thasë kishte tërshërë. Ai e preku pak Nastradinin që tia sillte në mend marrëveshjen e të thoshte se në thasë ka pasur grurë e jo tërshërë, po Nastradini tha:

— Njësoj, si grurë si tërshërë, meqë unë jam dëshmitar i rremë.



PATAT ME NJË KËMBË

Nastradini u nis tia dërgonte Timurlenit një patë të pjekur, por gjatë rrugës nuk u durua pa e ngrënë njërën kofshë. Kur arriti te ai, Timurleni e pyeti:

— Nastradin, ku është këmba tjetër?

— Te ne patat kanë vetëm një këmbë, lartmadhëri. Nëse nuk beson, ja shikoji nëpër dritare! — ia bëri Nastradini. Dhe vërtetë, disa pata në livadh pushonin në nga një këmbë. Timurleni urdhëroi njerëzit e vet dhe ata i tremben patat, kështu që ato ikën në dy këmbë. Atëherë Timurleni i tha Nastradinit:

— Fole keq, Nastradin! A sheh se patat kanë nga dy këmbë?!

— Hë, po sikur të të trembnin edhe ty siç i trembën ato, jo në dy, po në katër këmbë do ta kishe marrë vrapin!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 11
SA GOMARË JANË?
Ia dhanë Nastradinit dhjetë gomarë që ti grahte deri në Shtimje. Ai i hipi njërit e nëntë të tjerë i vuri përpara. Rrugës i ra në mend ti numëronte, por kur i numëronte, i dolën nëntë.

— Kuku për mua! — ia bëri. — Një më paska humbur rrugës!

Zbriti, kërkoi paksa, I numëroi sërish, dhe i dolën dhjetë, aq sa duhej të jenë. Po dreqi nuk e la rehat: i hypi gomarit dhe kur i numëroi, përsëri, i dolën vetëm nëntë! Zbriti, kërkoi cazë, i numëroi: dhjetë se dhjetë... Pak më vonë, i hypur mbi gomarë, i dolën vetëm nëntë! Veç që nuk lujti mendsh.

Dhe kur e hasi një kalimtar e ia tregoi fill e për pe hallin që kishte, njeriu qeshi, duke i thënë:

— Po, a e ke numruar edhe gomarin të cilit i ke hypur, ore?

— Mirë e ke ti. Dhe unë do të ecë këmbë që tani e ti kem dhjetë gomarë sa mi kanë dhënë! — dhe vazhdoi në këmbë.



A KA FAJ HAJNI?

Nastradinit ia vodhi hajni gomarin. Ai të nesërmen ua dëftoi hallin miqve dhe ata nisën ,ta qortonin:

— Përse nuk e ke mbyllur mirë derën e ahurit? — i tha njëri.

— Përse nuk e ke ngritur murin më lart? — pyeti tjetri.

— E po si nuk e ke dëgjuar fare? Gomari nuk shtihet në xhep që të vjedhet aq lehtë! — e qortoi i treti.

— E po ku ke qenë ti kur të ka vjedhur ai? — pyeti një që rrinte më larg.

— Mbase nuk e ke ndryrë mirë kapinë, Nastradin! — ishte vërejtja e të pestit, e kështu me radhë.

Nastradini, që u lodh duke i dëgjuar qortimet, më në fund u tha:

— E po, ju të gjitha fajet mi latë mua! E hajni, a ka ndopak faj ai, o njerëz?!



PULAT E KANË NJË GJEL

Fëmijët e shpurën Nastradinin e vogël në banjë, me qëllim që ta gërgasin e të argëtohen me të.

- Eni që secili prej nesh të bëjmë nga një ve si pula! — i thanë ata dhe u cunxuan si pulat në çerdhe e kur u ngritën secili nxori nga një ve në dorë, ve që kishte sjellë fshehtas që nga shtëpia për ta mashtruar Nastradinin.

Nastradini njëherë i shikoi i hutuar, e pastaj vuri duart në të dyja anët e gojës e nisi të këndonte si gjeli.

— Çka po bën ashtu, Nastradin! — e pyetën fëmijët.

— E po, gjithë këto pula, nuk është e mundur të mos e kenë një gjel! — u tha ai.



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 12
NASTRADINI SI BILBIL
Me të kthyer nga mejtepi,* Nastradini i uritur bërtiti që nga dera e oborrit:

— Nenë, unë jam i uritur!

Meqë dreka nuk ishte gadi, nëna theu një copë buikë thekre, ia dha duke i thënë:

— Haje këtë, dhe flij pak deri sa të bëhet dreka gati!

Nastradini doli me atë copë buke në rrugë sepse nuk i hahej pa asgjë tjetër, prandaj kërkonte diçka për ta ngjyer bukën. Posa i pa zerdelitë** e fqinjit, Si hipi mbi gardh e nisi të hante. Por fqinji e pa:

— Çbën aty, përdesuz? — i bërtiti ai.

— Bilbil jam unë dhe kam hipur këtu të këndoj!

tha Nastradlni si nga pushka.

— Pasi je bilbil, a mund të na thuash një këngë? — e talli fqinji.

Nastradini u përpoq ta imitonte zërin e bilbilit, por kot.

— Po çfarë bilbili më je ti? — e talli fqinji. Bilbili këndon bukur e ëmbël, e ti veshët mi shpove!

— Ehe, unë jam bilbil fillestar, Ende nuk kam mesuar të këndoj. Prej meje as duhet të kërkohet më shumë — tha Nastradini.



ME SHËNDET!

Nastradini i kishte mësuar nxenësit e vet që saherë te teshtijë ndokush, ata të rrahin shuplaka e itë thonë „me shëndet! Dhe ata pikërisht bënin siç i kishte mësuar mësuesi i tyre i dashur.

Një ditë Nastradinit i rrëshqiti këmba dhe ra hë bunar. Nxënësit i erdhën në ndihmë: gjetën një litar dhe e lëshuan në bunar për ta nxjerrë Nastradinin. Ai u lidh në fund të litarit, e ata nisën ta tërheqin ngadalë. Pikërisht ishin gati për ta nxjerrë jashtë, kur Nastradini teshtiu sepse ishte lagur qull dhe atje poshtë bënte ftohtë...

— Me shëndet! — ia bënë ata, rrahën shuplakët dhe Nastradini përsëri ra në fund të bunarit. Dhe kjo gjë u përsërit disa herë për fat të zi të Nastradinit.

Nastradini i qortoi nxënësit e vet për këtë gjë dhe kur ata i thanë se kështu i kishte edukuar vetë, ai tha:

— Por, kur dikush i ka punët ngushtë si unë, nuk duhet tu vihet mendja rregullave të mirësjelljes!



NUK PO E MARRIM VESH GOMARIN!

Timurlenit ia kishin dhuruar një gomar të bukur dhe gjithë sa ishin aty, e lavdëruan. Kur er-dhi radha në Nastradinin, ai tha:

— Ma merr mendja se kjo kafshë e bukur do të mund të mësonte shkrim — lexim!.

Timurleni dha leje që Nastradini ta mësonte gomarin shkrim-lexim dhe Nastradini u mundua gjatë. Madje edhe kishte bërë shumë shpenzime në ndërkohë dhe erdhi ajo ditë që duhej të provohej në kishte mësuar gomari gjë nga ajo që pritej. E nxorën në shesh, ia vunë përpara një libër me kopërtina të trasha dhe gomari vetë, i shfletonte fletët e librit një nga një. Në fund, ngrehu kokën e ia dha gjallrimit.

— E shihni? Ka mësuar të lexoj! tha Nastradini.

— Por, ne nuk mësuam as dëgjuam gjë nga ajo qe ka mësuar të lexojë gomari! — ia bënë di-sa që e kishin në mëri Nastradinin.

— He, po që ta kuptoni, duhet të jeni gomarë edhe ju! — ua bëri Nastradini atyre. Timurlenit kjo gjë i bëri përshtypje të madhe dhe e pyeti Nastradinin ti shpjegonte si ia kishte arritur ta mësonte gomarin të lexonte. Nastradini tha:

— Lartmadhëri, librin e mbarova nga lëkura e midis fletëve kam vënë nga një kokërr drithë, kështu që duke shfletuar fletët e librit, e kam mësuar që ti mbledhë kokrrat e thekrës. Kësodore nisi ai vetë ta shfletonte librin që ti mbledhte kokrrat e drithit. Po midis disa fletëve nuk kam vënë kokrra drithi dhe ai është mësuar të gjallmoje saherë nuk e gjen kokrrën e drithit. Kështu bëri edhe sot...



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 13
ATLLARËT QË QESHIN
Nastradini me gjithë gomar shkoi në gosti te një beg. Por sherbëtorët e begut, për ta tallur Nastradinin, pas darke zbritën në ahur dhe ia prenë gomarit veshët e bishtin. Pak më vonë, Nastradini zbriti të shihte si e ka gomarin dhe kur e veneroi pa vesh e pa bisht, nxori thikën që e bartte në brez dhe të gjthë atllarëve të begut ua preu buzët kështu që atyre u ngelën dhëmbët jashtë.

Të nesërmen, kur po nisej Nastradini, shërbëtorët e begut u tmerruan kur i panë atllarët e begut pa buzë dhe pyetën:

— Çka është kjo kështu?

— Si, çka është kështu? — pyeti Nastradini. — Po a nuk po shihni ju se atllarët e begut po qeshin me gomarin tim që nuk ka vesh as bisht?!



MIRË QË SHPËTUAN PAPUÇET

Nastradini këmbëzbathur u grahte qeve dhe rastësisht i hyri një spirrë në shputë dhe ia shqeu këmbën bukur rnirë. Ai e lau gjakun me ujë të ftohtë, dhe e mbështolli plagën duke thënë:

— Sa mirë që nuk i pata papuqet me vete, se do të griseshin!



I NGOPURI NUK NGET

Nastradini shkoi në pyll që të prente drurë. Po derisa ai ishte në lis, erdhi ujku dhe ia hëngri gomarin — poshtë. Kur u ngop mirë ujku, vazhdoi rrugën e vet. Këtë e pa një druvar tjetër dhe bërtiti:

— Nastradin! Ta hëngri ujku gomarin!

— Shuaj, mos bërtit! E frikon ujkun dhe nuk mund të ngasë i ngopur!



AJO QË ËSHTË ME RËNDËSI

Nastradini vizitoi një të sëmurë rëndë dhe i sëmuri iu ankua shumë:

— I kam punët keq. As po ha, as po pi. Sytë më janë turbulluar. Shpesh kam të vjella. Më merren mendtë. Koka më dhembë parreshtur, e gjunjet nuk më mbajnë fare. Kam ethe, parreshtur... Kështu thuaja miqve të tmi nëse pyesin për mua! — tha ai.

Nastradini mendoi ca, e tha:

— A di çka? ... Unë nuk mund ti mbaj në mend të gjitha këto po kur të pyesin për ty, po u them se ke vdekur!



ILAÇI I URISË

Bënte kohë e urisë dhe Nastradini vëç që nuk vdiq nga uria. Po në bredhje e sipër, në një katund dëgjoi se prijsi ishte i smuar. Shkoi te i smuri, e preku me dorë e tha:

— Unë këtij ia di ilaçin. Më sillni një bukë dhe një enë me mjaltë!

Fshatarët ia sollën bukën e mjaltin: ai ngjeu bukën në mjaltë, e solli tri herë rreth kokës së të sëmurit e doli. Ato i hëngri gjatë rrugës. Por ngjau që i sëmuri vdiq në mëngjes, e fshatarët vrapuan pas Nastradinit:

- Çilaç ishte ai që e provove ti Nastradin, e njeriu sot vdiq?

— Ilaç i mirë! — tha Nastradini. — Mos të qe ai ilaçi, sot do të kishim vdekur unë e ai, po me atë ilaç, vdiç vetëm ai!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 14
E MËSOVA KOT!
Ishte i varfër Nastradini dhe atë vit bënte uri e madhe. Po Nastradini kishte hall edhe me gomarin — si tia shpëtonte jetën? Kështu vëndosi që përditë tia pakësonte taxhinë gomarit. Ia pakëson aqë shumë saqë ra në një grusht drithë.

Një mengjes, kur hyri në ahur, gomari kishte ngordhur.

— Phyh, u mundova kot! Tamam sa të rnësova të durosh urinë, ti ngordhe, or qafir!



MOS E HARRO KOKËN NË DRITARE

Një ditë Nastradini shkoi te një aga të cilin kujtonte se e ka mik të madh. Posa iu afrua slstëpisë, Nastradini ia pa njeriut kokën në dritare, po ai kur e pa Hoxhën, e iku kokën nga dritarja. Në kapi, Nastradini tha se ka ardhur për vizitë. Njeriu që ia hapi derën, tha:

— Hyh, sa keq! Aga ka dalë që moti dhe nuk: është këtu. E kur të dëgjojë se ke ardliur, do ti vijë keq që nuk ka qëlluar!

Në këto fjalë Nastradini u hidlhërua e tha:

— Thuaji agës që herën tjetër mos ta harrojë kokën në dritare kur të dalë nga shtëpia!



E DËGJONI NESËR

Një natë Nastradini shkoi në hajni dhe iu afrua dyqanit që ishte i ndryrë. Ai nxori limën e nisi ta këpuste dryrin. Atë çast erdhën rojtarët e natës dhe e pyetën:

— Ç’ka po bën kështu, Nastradin?

— Po i bie lahutës! — tha Nastradini.

— Po nuk po tia dëgjojmë zërin lahutës, Nastradin! — tha njëri nga rojtarët.

E dëgjoni nesër! — ua ktheu Nastradini.



MOS U NGUT

Nastradini e gjeti një patkua në oborr dhe turravrap u kthye në shtëpi:

— Ruaje këtë patkua, se kur ti gjejmë edhe tre, e blejmë një kalë! — i tha gruas. — E kur ta blejmë kalin, shkojmë në Gjakovë!

— Po, edhe rrugës e vizitojmë nënën time në Prizren! — tha gruaja e entuziazmuar.

— Phih, sa e pa shpirtë që je! Po a nuk do ta lësh kalin të pushojë fare, a?! — ia bëri me qortim së shoqes.



I VETMI KUSHT

Rrugës, Nastradini takoi disa njerëz dhe i ftoi në konak. Kur hyri, urdhëroi të shoqen:

— Na mbaro ndonjë çorbë, grua!

— E me çka ta mbaroj? — pyeti ajo. — As ke sjellë mish,,as ke oriz, as qepë, as kripë, as...

Nastradini e mbushi një enë me ujë e hyri në dhomë, e vendosi në sofër para mysafirëve e tha:

— Ja, të kishim pasur vetëm edhe mish, oriz, qepë e kripë, do të kishim ngrënë qorbë të mirë sonte!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 15
PO TË NDIHMOJ, ORE
Nastradini nxori thastë me grurë në treg. Gruri ishte i pastër, por erdhi kadiu dhe nisi ta qortonte:

— Phih, nuk e paske grurin e pastër!

— Nuk e kam, kadi, — tha Nastradini.

— Paska shumë egjër, Nastradin! — tha kadiu.

— Ka, kadi, ka! — u pajtua Nastradini.

— Paska edhe gurë të vegjël! — ia bëri kadiu.

— Edhe gurë ka brenda, kadi! — shtoi Nastradini.

— Paj, ti Nastradin je budalla i madh që nuk e lavdëron grurin tënd! — ia bëri kadiu më në fund.— Po mirë, or kadi, po nëse e lavdëroj grurin tim, kush të ndihmon ty të rresh kaq shumë? — pyeti Nastradini.



PUNË PËR MUA

Një i papunë i tha Nastradinit:

— Pak më parë e shpurën një kazan çorbë!

— Sështë punë për mua! — ia bëri Nastradini.

— Por ata e shpurën në shtëpinë tënde! — shtoi i papuni.

— Sështë punë për ty! — ia bëri Nastradini.



NASTRADINI SHKRUAN LETËR

Erdhi njëri te Nastradini në Rahovec dhe e luti:

— Nastradin, të lutëm ma shkruaj një letër për në Pejë!

— Phyh, po unë nuk e kam dorën aq të gjatë! — u arsyetua Nastradini. — Nuk mbërrin dora as në Klinë!



E KAM HARRUAR QUMËSHTIN

Nastradini doli të shiste qumësht me një enë dhe tamam sa e bëri pazar, ai që blente pa se Nastradini në kantë nuk kishte gjë më shumë se ujë, dhe pyeti:

— Çka është ky ujë, Nastradin?

— Phyh, paskam harruar ti hedh qumësht! — ia bëri Nastradini.



SI TË DALË?

Ra njëherë Nastradini në baltë deri në fyt. Përpiqu e kot: jep e merr, e si të dilte? Më në fund, me fare pak shpresë,tha:

— Jo besa, nuk dilet, pos nëse mund të kapem për flokë të mi!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 16
KU TA DI, NË TERR?
Natën në mesnatë, nëpër terr, gruaja e Nastradinit e luti Nastradinin:

— Këqyr në të djathtën tënde, është një qiri dhe ma jep!

— E po, ku e di unë nëpër terr cila është ana ime e djathtë, mori? — u arsyetua ai i përgjumur.



KËTU KA DRITË

Doli Nastradini në rrugë dhe po kërkonte diçka. Disa fëmijë që luanin atypari, e pyetën:

— Çka po kërkon këtu, Nastradin?

— Me ka hurnbur unaza dhe po e kërkoj. — tha Nastradini.

— A, këtu të ka rënë? — pyeti një nga vogëlushët.

— Jo, më ka rënë në shtëpi brenda, po atje nuk ka dritë si këtu! — tha Nastradini.



NË AJËR TË PASTËR

Doli Nastradini jashtë qytetit, në varreza, dhe po shëtiste, por kur i pa tek vinin disa kalorës, u fsheh në kaçuba. Ata kur u afruan, e zbuluan ku ishte, dhe e pyetën:

— Çka po bën ti këtu?!

— Kurrgjë. Unë jam i vdekur, por vetëm kam dalë në ajër të pastër! — tha dhe mori drejt varreve që ishin fare afër.

PARE JO E AFAT PO

Fqinji erdhi te Nastradini:

— Mi jep hua njëqind groshë(para e imtë) Nastradin dhe më jep afat katër muaj për të ti kthyer groshet — tha ai.

— Para nuk kam për të dhënë hua, e afat po të jap sa të duash! — iu përgjigj Nastradini.



SHTËPIA E HAJNIT

Një natë hajni hyri në shtëpinë e Nastradinit, por ai nuk bëri zë nga frika, vetëm e përcolli hajnin. Hajni mblodhi aq sa pati për të mbledhur e doli. Nastradini gjithnjë i shkonte prapa. Kur arriti hajni në shtëpi të vet, u ndal në derë dhe e pa Nastradinin që i vinte prapa.

— Po ti, ku je nisur? — e pyeti hajni Nastradinin.

— Unë?! — u hutua Nastradini. — Pse, a nuk jemi shpërngulur ne në këtë shtëpi, a? — pyeti ai.



I LUMI UNË?

Nastradinit i humbi gomari dhe ai duke e kërkuar, sa mund bërtiste: i lumi unë, i lumi unë!

Njerëzit e dëgjonin me habi. Dikur e pyetën, përse thotë këtë që thotë.

Ai u përgjigj:

— E po, si mos të them — i lumi unë? Po a dini ju se sikur të kisha qëlluar unë i hipur mbi gomar, do të kisha humbur edhe unë?!



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 17
NUK KAM QENË ATY!
Bisedonin Nastradini me shokë dhe secili rrëfente për ndonjë ndodhi të vetën. Në fund e pyetën edhe Nastradinin nëse i kishte ngjarë diçka e papritur.

— Po, si jo! — ia bëri ai. — Lundroja me anije, kur bëri furtunë e madhe, e përmbysi anijen, u bë ajo përshesh për shkëmbinj, asnjëri nuk shpëtoi nga ajo përmbytje... Kjo qe fatkeqësia më e madhe që e kam përjetuar unë! — tha Nastradini, e të gjithë ishin bërë sy e vesh.

— E ti, si shpëtove ti, Nastradin? — e pyeti njëri.

— Edhe, unë as që kam qenë në atë anije! — ia bëri ai.



NASTRADINI BLEN QAMASHIR

Vajti Nastradini te terziu në Prizren për të blerë tirq. U mor vesh me terziun për një palë tirq dhe ia dha tërziut që tia mbështillte. Po para se ti paguante tirqit i ra në mend se do të ishte më mirë që në vend të tirqve të blente një dolloma, dhe e pyeti tërziun — a mund ta marr një dolloma në vend të tirqve? Tërziu u pajtua, dhe Nastradini i la tirqit e mori një nga dollomatë dhe u nis të dilte. Tërziu doli prapa dhe kërkoi ti paguante Nastradini dollomanë.

— Përse? Po a nuk ti lash tirqit për dollomanë që mora? ia bëri Nastradini.

— Po, por ti nuk i ke paguar as tirqit që mi lë! — tha tërziu.

— E po si të ti paguaj tirqit që nuk i kam marrë? — ia ktheu Nastradini dhe vazhdoi rrugën.



SHTËPIA KA DY DYER

Kur po kthehej për në shtëpi, Nastradini takoi shumë shakaxhinj të cilët ngulën këmbë të drekonin te Nastradini, e ai nuk kishte dëshirë ti ftonte. Por nuk pati rrugëdalje. Dhe posa arritën para derës së oborrit, ai u tha të presin pak dhe hyri vetë brenda dhe i tha gruas:

— Shko e thuaju se unë nuk jam këtu! Gruaja doli në dere dhe pyeti njerëzit:

— Çdoni? Çkërkoni në derë? Nastradini nuk është këtu!

— Po ai erdhi me ne dhe tash sa hyri para nesh! — ia bënë ata.

— Jo, besa, u kanë bërë sytë! — tha gruaja dhe gati nisën të grinden: Ajo — nuk është, ata — është... — kur papritmas doli Nastradini në dritare:

— Jo, jo, nuk jam këtu. Ja, edhe unë jam dëshmitar. E sa për atë që e keni parë të hyje nëpër derë, ju po harroni se shtëpia i ka dy dyer dhe ai ka mundur të dalë nëpër tjetrën!



A MË KENI PRITUR SHUMË?

Cubët i dolën njëherë në pritë Nastradinit, e plaçkitën ia morën paratë, pastaj nisën ta rrahin. Nastradini me të lutur, i pyeti ata:

— përse po më rrahni? A më plaçkitët pak, ë? Ose po ju duket se paskam pasur pak para me vete? Jo, jo, e di: po më rrahni se jeni hidhëruar që ju ka rënë të më prisni shumë këtu në rrugë!



A E KAM KOKËN ME VETE?

Njëherë Nastradinin e ftoi Timurleni i tmerrshëm dhe kur doli nga pallati i tij, Nastradini po ecte rrugës dhe po prekte kokën me duar. Njerëzit që e njihnin, e pyetën:

— Çka po e prek kokën, Nastradin?

— Po e prek, si të mos e prek? Dua të shoh a e kam me veti. E di se shumë njerëz që hyjnë te Timurleni, dalin pa kokë! — tha ai.



ANEKDOTAT- DREQËSITË E MARIFETLLËQET E NASRADINIT - 18
SKA FSHEHTËSI PËR NASTRADININ
Nastradini kishte thënë se i di të gjitha fshehtësitë dhe nisi ti mashtronte që të gjithë njerëzit, kahdo shkonte. Ata e paraqitën te kadiu dhe ai dërgoi njerëzit që tia sillnin në gjjyq.

— Ti, lëre që po mashtron, por edhe po gënjen — tha kadiu, — dhe po thua se i di të gjitiha fshehtësitë. Pa më thuaj, a e di se çfarë jam duke menduar unë tashti? — e pyeti kadiu Nastradinin.

— Kadi, ti tashti po mendon se unë jam mashtruar — tha Nastradini dhe e bindi kadiun se i di fshehtësitë.



ÇDO GJË ME KOHË

Saherë që Nastradini i dërgonte fëmijët e vet ti sillnin ujë me shtambë, meqë kroi ishte larg, ai para se të niseshin ata, ua jepte ndonjë flakareshë, — Dhe duke e parë këtë gjë, miqtë e pyetën:

— Po përse Nastradin ti i rrah njëherë e pastaj i dërgon të të sjellin ujë me shtambë?

— I rrahi që të mos thyejnë shtambën. Se përse do ti rrahja pasi ta kenë thyer atë? i — gjegji ai.



MOS MBJELL PAMBUK!

Nastradini shkoi te berberi që ta rruante kokën, por ai ishte fare i pashkathët dhe saherë që i vinte briskun, ia prente nga një copë lëkurë dhe fill pastaj — për tia ndalur gjakun, i vënte pambuk. Por kur e pa veten Nastradini përplot me grimca pambuku, e luti berberin:

— Gjysmën e kokës ma mbolle me pambuk! A po ma le ti mua gjysmën tjetër ta mbjell me patate?



KUJTOVA SE PO TË DHEMB DHËMBI

Nastradinit po i dhtmbte dhëmbi dhe doli në rrugë, por atje hasi një njeri që bërtiste sa mun-dej dhe e pyeti:

— Po çke or mik?

— Më ka kafshuar gjarpëri! — u përgjigj njeriu.

— Auh, unë mendova se po të dhembë dhëmbi edhe ty!—ia bëri Nastradini.



ME ÇKA RRAHET QENI?

Një ditë Nastradinit iu lëshua qeni i fqinjit.. Ai, meqë kishte sopatën në dorë, e qëlloi qenin me sopatë dhe qeni ra p



Mir Se Vini !