Stuhia-Gjelbert


Gjithqka Per Dashuri

Disa perfunfime shum interesante per ata qe ne e quajm : Dashuri...


DASHURIA....


Sipas disa hulumtimeve nga shkencetaret e Torontos ne Kanade dhe Sorbones ne Paris ne bashkepunim me universitetet tjera, ndjenja e te dashuruarit eshte biokimi e paster. Eshte vertetuar se "xixen e dashurise" e ndez adrenalina, hormoni i gjendres mbiveshkore. Tajimi i shtuar i adrenalines rezulton ne te rrahurat e zemres, ndjenjen e kendshme te ngrohtesise dhe zgjerimin e bebezavce te syve. Kjo eshte shenja e pare e pelqimit te dy gjinive. Nese adrenalina e kryen punen e vet, ndjenja e atraktivitetit shnderrohet ne epsh. Ateheren fillon ndikimi i fenilalanines tek te dashuruarit, substance kjo e ngjashme me afetaminen e cila tajohet nga zona e caktuar e trunit. Kjo provokon entuziazem mendor ku truri perpiqet ta perserise ndjenjen ngazellyese. Entuziazmi mendor lidhet me pranine e personit te zgjedhur, dhe nese c'do gje shkon ne rregull, fillojne takimet mes te dashuruarve. Per forcimin e mardhenieve mes te dashuruarve, meritat i ka oksitocina qe ne sasi te medha prodhohet gjat mardhenieve seksuale. Disa shkenctare mendojne se ajo ndikon ne forcimin e lidhjes per familjen. Ky hormon te cilin e tajon hipofiza prodhohet edhe atlehere kur ndodhemi prane personit qe e dashurojme, dhe kjo eshte arsyeja pse ndihemi te lumtur.
Dashuria ne hijen e marteses -Faktet dhe studimet shkencore ne fushen e moralit kane provuar se martesa eshte faktori i vetem qe siguron stabilitet e qendrueshmeri ne jeten e njeriut. Kjo, sepse martesa do te thote lidhje e bashkim ndermjet dy njerezish nen hijen e nje jete te perbashket, ku te sundoje dashuria dhe miqesia e paster.
Familja eshte cerdhja e ngrohte qe u siguron dy bashkeshorteve kushte per lumturi e paqe, qe ndertohen mbi bazen e dashurise. Nga ana tjeter, martesa do te thote integrim per bashkeshortet dhe zhdukje e ndjenjes se boshllekut qe ekziston nje lloj si tek burri edhe tek gruaja.

Baza e dashurise-Bazat e dashurise shfaqen ne formen e solidaritetit, mirekuptimit, sakrifices, faljes, respektit te ndersjellte, etj. Dashuria eshte perla e jetes bashkeshortore. Pa te gjithcka te duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton ne fakt me dashurine, me ate dashuri qe si nje pishtar i ndricon rrugen, i ndez zemren dhe e mbush me ndjenja te ngrohta e intime.
Dashuria eshte themelore ne jeten bashkeshortore dhe perben faktorin me te redesishem per vazhdimin dhe persosjen e saj.

Thellimi i ndjenjes se dashurise-Nje nga problemet e rendesishme te jetes se perbashket eshte qe te dy bashkeshortet te punojne per forcimin e ndjenjave te dashurise dhe thellimin e tyre tek njeri-tjetri me anen e nje fjale te embel, nje qendrimi te bute apo veshtrimi te ngrohte e forma te tjera te kesaj natyre qe shprehin dashuri e miqesi. Por ka shume bashkeshorte qe, ndersa jane magazina te medha per keto shprehje te larta, nuk jane ne gjendje t’i shprehin ato. Si pasoje, nje mal prej akulli ngrihet ne marredheniet e tyre. Ata e shohin veten te izoluar e te vetmuar, duke rrezikuar keshtu jeten e tyre te perbashket me shkaterrim.
Vetem prushi i dashurise nuk mjafton, duhet patjeter qe ajo te provohet e te konfirmohet me mjetet e shprehjes, si pershembull, me anen e fjales dhe te bisedes se ngrohte, kujdesi per ushqimin dhe pastertine, levdates e te tjera gjerave jetesore si keto. Problemet negative dhe semundjet qe mund te godasin njeriun ne jete, perbejne ne fund te fundit shanse te pershtatshme per te provuar ndjenjat e dashurise e te solidaritetit midis dy bashkeshorteve.

Kushtet e dashurise-Nese dashuria ka gjithe kete rendesi, atehere cilat do te jene kushtet e saj?
Dashuria, para se gjithash, duhet te jete e sinqerte, larg hipokrizise, e paster nga cdo dyshim e hije, larg cdo artificializmi. Ajo duhet te buroje nga thellesite e zemres e te shpirtit.

Pozita e gruas ne familje eshte me e rendesishme nga ajo e burrit.

Martesa e lumtur, zakonisht eshte nje lloj miqesie, dashurie dhe afiniteti, sa qe eshte e veshtire te dallohen anet e saj materiale nga ato shpirterore e morale. Ajo eshte nje nga format e integrimit e te bashkepunimit qe ploteson te gjitha nevojat shpirterore e trupore.
Ne te gjithe kete nuk duhet te presim ledhatime te vazhdueshme me rast e pa rast. Kjo sepse dashuria eshte nje ndjenje e sinqerte qe shperthen ne kohen e caktuar, per te shprehur vetveten ne kushte dhe kohe te caktuar. -Se fundi, dashuria e sinqerte eshte nje ndjenje fisnike. Ajo nuk e pret asnjehere ate cka do te takoje dhe nuk njeh asnje lloj kushti apo trajtim te tipit tregtar.

Roli i gruas-Megjithese dashuria konkretizohet me nje marredhenie martesore, domethene, presupozon qe te marrin pjese ne te dy palet, burri dhe gruaja, prape se prape roli i gruas ne te eshte shume me i madh nga ai i burrit. Dashuria e gruas jo vetem qe i shkakton burrit ndjenjen e besismit, por i rinovon gjithashtu frymemarrjen e jetes bashkeshortore.
Gruaja, nepermjet dashurise, mund te kultivoje ne zemren e burrit ndjenja te medha e plot vitalitet. Ajo penetron ne zemren e tij per te zene aty vendin qe i takon e per te influencuar tek ajo. Qendrueshmeria e dashurise do te thote rritje e shpreses ... te asaj shprese qe, ne rrugen e saj, fshin tronditjet dhe shqetesimet per t’i zevendesuar me qetesine dhe sigurine.
Nje dashuri e tille do te jete mbeshtetje e fuqishme per mbrojtjen e gruas nga zemerimi i burrit. Jeta duket boshe dhe e thate pa dashurine e ketij burimi te paster e plot ndjenja stabiliteti, qetesie e gezimi.

Etapa e dashurise-Dashuria lind tek te martuarit sapo perfudon lidhja e tyre. Gjate kesaj periudhe secili ruan cilesite dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqesia rritet deri ne dashuri, qe do te thote bashkim i plote, butesi, falje e sakrifice, jeta bashkeshortore hyne ne nje etape te re, ku dalngadale zhduken te gjitha tiparet e cilesite personale, per te lindur nje personalitet i ri, ngritur mbi bazen e integrimit, qe realizojne martesa dhe dashuria. Qe ketej shohim qe familjet njerezore ndryshojne teresisht ne jeten e tyre nga krijesat e tjera te gjalla, sepse ngrihen ne lartesine e shenjterise e te engjellores.

Edhe me tutje per Dashurine, Fjalen me te embel ne bote



Dashuria-Edhe ne dashuri, ndjenja me sublime e shpirtit, mbi percaktimin e te ciles jane shprehur poete te gjithe koherave, mund te jesh me edukate apo paedukate.

Mjafton te mendohesh pak dhe te vijne ne mendje shembuj te ndryshem "dashurish te paedukuara". Dashuria eshte nje ndjenje e larte, e sinqerte dhe e thelle, qe lind nga zemra dhe eshte sinonim i altruizmit dhe zemergjeresise. Dashuri eshte te duash te miren e personit qe ke ne krah, qe jo shpesh perkon me te miren tone; kjo tregohet me akte konkrete dhe sjellje te pershtatshme, sidomos jo per egoizem te paster. Te dashuruarit "mbytes", xheloze, per te mos folur per ata qe "vene dore" apo qe grinden ne publik, jane te paedukate shembullore.

Unaza-Unaza nuk vihet ne hunde, ne kembe apo kerthize, por vetem ne gishtin e vogel dhe ne ate te unazes. Edhe burrat mund te mbajne unaze, por vetem ne gishtin "e unazes". Ato qe preferohen me shume jane unazat martesore dhe ato me stemat e familjes. Ne disa vende eshte zakon te vihen unazat me stemen e universitetit ku jane kryer studimet. Gjithesesi, nje burre, nuk duhet te mbaje kurresesi unaze te ekzagjeruar.

  Kam mesuar se :

Kam mësuar se...
Nuk mund ta bësh dikë që të t'dashurojë.
E tëra që mund të bësh është të jesh dikush që dashuron.
E pjesa tjetër varet nga pala tjetër.

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh sa kujdesem unë,
disa njerëz nuk ma kthejnë kujdesin.

Kam mësuar se...
Nevojiten vite të tëra për me e ndërtuar besimin  
dhe vetëm një sekondë për ta shkatërruar atë.

Kam mësuar se...
Nuk llogaritet se ç'ka ke në jetën tënde
por, ajo që llogaritet është kush është në jetën tënde.

Kam mësuar se...
Mund të mbështetesh në sharmin tënd për më së shumti pesëmbëdhjet minuta .
Pas kësaj më mirë është të mësosh diçka.

Kam mësuar se...
Nuk është e rëndësishme ajo që ndodh me njerëzit.
E rëndësishme është ç'ka bëjnë ata për këtë gjë.

Kam mësuar se...
Se mund të bëshë shumë gjëra për një çast,
që gjithë jetën do t'sjellin kokëçarrje.

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh si e shtreson një gjë,
gjithnjë ekzistojnë dy anë të asaj shtrese.

Kam mësuar se...
më nevojitet kohë e gjatë,
që të bëhem personi që dua të jem.

Kam mësuar se...
Se shumë më lehtë është të reagosh, se të mendosh.

Kam mësuar se...
Nga të dashurit gjithnjë duhet të ndahemi me fjalë të dashura.
ngase mund të jetë hera e fundit që i shohim.



***Kam mësuar se...
mund të shkosh shumë më gjatë, pas asaj që mendon se s'mundesh më.

Kam mësuar se...
ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pa marr parasysh si ndihemi.

Kam mësuar se...
ose ti e kontrollon qëndrimin tënd
ose ai të kontrollon ty.

Kam mësuar se...
Se heronjtë janë njerëz që e bëjnë atë që duhet bërë,
kur nevojitet të bëhet një gjë e tillë, pa i marr parasysh pasojat.

Kam mësuar se...
për t'u mësuar me fal, duhet të ushtrosh gjatë.

Kam mësuar se...
ekzistojnë shumë njerëz që ju duan pa masë,
por thjesht nuk e dijnë mënyrën si t'ju tregojnë.

Kam mësuar se...
se paraja është mënyrë dështuese për të llogaritur suksesin.

Kam mësuar se...
Ndonjëherë, njerëzit që ju keni pritur t'ju shqelmojnë kur jeni të shtrirë në tokë,
do të jenë ata që do t'ju ndihmojnë të ngriteni në këmbë.

Kam mësuar se...
ndonjëherë kur jam i hidhëruar, kam të drejtë të jem i hidhëruar,
por kjo s'më jep të drejt të bëhem i pamëshirshëm.

Kam mësuar se...
miqësia e vërtetë vazhdon të ritet, qoftë edhe përtej distancave të mëdha
e njëjta gjë ndodh me dashurinë e vërtetë..

Kam mësuar se...
Se vetëm nëse dikush nuk ju do në mënyrën që ju dëshironi t'ju dojë
nuk do të thotë se nuk ju do me gjithë ç'ka ka.

Kam mësuar se...
Se familja juaj nuk do të jet gjithnjë pranë jush. Duket qesharake, por njerëzit me të cilët s'keni fare lidhje mund të kujdesen për ju, t'ju duan dhe t'ju mësojnë që sërish t'i besoni njerëzve. Familjet nuk janë afërsi biologjike!

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh se sa i mirë është miku juaj,
ka për të ju lënduar kohë - pas kohe, dhe ju duhet të mësoheni t'ia falni për një gjë të tillë.

Kam mësuar se...
se gjithnjë nuk mjafton të jesh i falur nga të tjerët.
Ndonjëherë duhet të mësohesh që edhe vet të fal.

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh sa keq është thyer zemra jote
bota nuk ndalet për shkak të pikëllimit tënd.

Kam mësuar se...
se kushtet dhe rrethanat mund të ndikojnë për atë kush jemi ne,
por ne jemi përgjegjës për atë se kush bëhemi në ardhmëri.

Kam mësuar se...
vetëm për shkak se dy njerëz fjalosen, kjo nuk do të thotë se nuk e duan njëri tjetrin,
dhe vetëm për shkak se nuk fjalosen, nuk do të thotë se e duan njëri tjetrin.

Kam mësuar se...
se nuk duhet t'i ndyshojmë miqtë;
Nëse i kuptojmë ndryshimet e tyre

Kam mësuar se...
dy njerëy mund të shikojnë saktësisht në të njëjtën gjë
dhe të shohin plëotësisht dy gjëra të ndryshme.

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh pasojat,
ata që janë të sinqert me veten arrijnë më larg në jetë

Kam mësuar se...
Besimi i varur në mur nuk ju bënë krijesë të këndshme njerëzore.

Kam mësuar se...
fjala "dashuri" mund të ketë shumë kuptime
dhe e humb vlerën kur përsëritet për së tepërmi.

Kam mësuar se...
Se është vështirë të tërhjekësh vijë mes asaj të jesh i këndshëm,
dhe të mos i lëndosh ndjenjat e njerëzve,
dhe njëherit të ngritesh lart për atë që beson.

-------------------------------------------------------------

KULLA E VAJZËS QË FLET PARRESHTUR PËR DASHURI

Ata që kanë vizituar Stanbollin dhe kanë kaluar në anën Aziatike, afër   Yskydarit, me siguri kanë dëgjuar apo dhe parë   kullën e quajtur - Kulla e Vajzës. Pikërishtë kjo kullë është pikë e bashkimit të Azisë me Evropën, dhe është mu në mes të Bosforit. Ajo ndodhet në një largësi të barabarte mes dy brigjeve. Kulla e Vajzes është ndërtuar 2500 vjet më parë dhe është dëshmitare e gjithë këtyre viteve të historisë. Mendohet që është ndërtuar për të kontrolluar hyrje-daljet në Bosfor por, për të, po ashtu tregohen disa mite dhe legjenda!

Një nga ato storie është ajo, që ka regjistruar Ovidiusi, dhe njifet si legjenda mbi dashurinë e dhimbshme të dy të rinjëve, të   Heros dhe Leandros. Hero ishte një rahibe e Afroditit e cila jetonte në kullë por që e kishte të ndaluar dashurinë. Një ditë ajo largohet nga kulla për të marr pjesë në një terren në faltoren e Afroditit, dhe atje njihet me Leandrosin. Dashurohen në njëri tjetrin dhe e shënjtojnë dashurinë gjatë kohës kur Leandrosi e kalonë natën në kullë. Kulla bëhet dëshmitare e dashurisë së ndaluar të dy të rinjëve. Një natë me furtunë, Leandrosi po mundohej të t'i çasej kullës përseri duke notuar, por feneri i ndezur nga Hero, për t'i treguar rrugen atij, fiket nga shiu dhe ai humbë rrugën duke u fundosur në ujrat e Bosforit. Hero, e cila sheh vdekjen e të dashurit të saj, lëshon veten në ujrat e ftohta të Bosforit, që edhe ajo ta vulos fatin e saj në mënyrë të ngjashëm.

Gjarpëri ia vodhi rininë

Storia tjetër për këtë kullë është afërsisht si me fundin e Kleopatrës. Sipas një thënjë gojore, mbreti kishte një vajzë, e cila kur i mbushi të 18-tat, një fallxhor i thotë se do vdes nga kafshimi i një gjarpëri. Mbreti, menjëherë fillon restaurimin e kullës mes të detit, dhe e vendos të bijen aty për ta mbrojtur nga çdo e keqe. Por ajo s'mund t'i largohej fatit, dhe një ditë brenda sepeteve të mollëve, ishte fshehur një gjarpër, i cili del dhe kafshon princeshën duke lëshuar gjithë helmin e tij. Rrëfimi thotë se edhe pas vdekjes gjarpëri nuk e la princeshën të qetë dhe megjithëse mbreti e varrosi brenda një arkivoli të çeliktë, mbi derën e hyrjes së shën Sofisë. Të nësermen në murin e saj u gjenden dy vrima. Mendohet të jenë hapur nga gjarpri. Prej shekujsh kjo kullë është përdorur nga shumë sundues, që prej asaj Bizante a deri te Perandoria e Osmanllinjëve, që e përdorën si platformë mbrojteje. Kjo kullë prej shekujsh ka pasur shume funksione, si psh: fener për të ndriçuar natën rrugën e anijeve, si spital karantinë në vitin 1830 nga osmanllinjtë, kur u përhap sëmundja e kolerës, etj.   Kulla sot njihet si simboli i vetmisë, i dashurisë se paarritshme dhe ka qenë frymëzim i shume poezive dhe pikturave. Ajo sot është restauruar dhe është kthyer në shërbim të njërëzve, si restaurant. Thonë se bota është e vogël dhe se rrugët e jetës të shpiejnë gjithkund. Po ashtu thonë se rrugët e jetës janë të shënuara por që shumë pakë njerëz i përcjellin ato shenja. Nëse juve ndonjëherë jeta ju shpie andej, përcjellni shenjat dhe kthehuni të pini një kafe në kullën e dashurisë, dhe do ta përjetoni më përsëafërmi atmosferën magjepsëse, apo ndoshta do të keni rast që edhe ju të dëgjoni ndonjë nga verzionet tjera për këtë vend të shenjtë me dritare të vogla të cilat shikojnë nga gryka e Bosforit sikur kërkojnë të gjejnë Horon, Leandron, princeshën e re apo ndoshta ndonjë tjetër dashuri...

-------------------------------------------------------------

    Çifteve në mesnatë...





                  PUThja



Puthja është shprehje e parë fizike e tërhjekjes mes veti të dy personave. Nëse ndjejmë dashuri, dhe fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë dashuri, atëherë aty sërish janë buzët që përmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat më të thella nga qenia e jonë....


PUTHJA - FRYMËMARRJE E NEKTARTË

Nëse për sytë thuhet se janë pasqyrë e shpirtit, atëherë për buzët mund të thuhet se janë paqyrë e ndjenjave tona. Në rast të gëzimit, në buzë shfaqet buzëqeshja. Nëse ndjejmë dashuri, dhe fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë dashuri, atëherë aty sërish janë buzët që përmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat më të thella nga qenia e jonë.
Në qoftëse e shfletojmë fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, për puthjen mund të gjejmë vetëm këtë sqarim: "PÚTHJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET. Veprimi dhe rezultati i tij sipas kuptimeve të foljeve PUTH, PUTHEM..."
E pabesueshme apo! Vetëm ky sqarim. Po ashtu në fjalorët ndërkombëtarë si p.sh ajo e "Chambers 20th Century Edition" puthja sqarohet me këto fjalë: "ledhatim apo përshëndetje me buzë". Si duket fjalorët fare pak dijnë për puthjen!
Përderisa Kolerixhi puthjen e quan si "frymëmarrje e nektartë", Shekspiri këtë e quan "Vulë të dashurisë".
Dy njerëz mund të jenë pranë njëri tjetrit, mund të adhurohen, mund ta shikojnë në sy njëri tjetrin, por lidhja e tyre vështirë është të mbijetojë nëse ata nuk puthen mes veti. Puthja është shprehje e parë fizike e tërhjekjes mes veti të dy personave. Në këtë rast kur flasim për puthjen, nuk është fjala për puthjet e shpejta në faqe, por për puthjet dhe çastet që dëshironi t'mos përfundojnë asnjëherë, kur gjaku ju vlonë, preheni në përqafim të partnerit, frymëmarrja shpejtohet, ju kaplon një ndjenjë e kënaësisë së papërshkrueshme.
Për t'iu shmangur situatave të nervozës dhe palakmueshmërive tjera, psikologët sygjerojnë se gjat puthjes së parë, partnerët duhet të jenë vetëm. Gjat puthjes më së miri është të fillohet nga buza e epërme apo e poshtme dhe pastaj të kalohet në variacione të ndryshme të saj. Njëkohësishtë duhet puthur edhe pjesët rreth buzëve, si mjekrën, faqet, sytë, qafën... Nga e gjith kjo e rëndësishme është që të keni vetbesim dhe të kontrolloni me situatën. Kjo do të krijoj një ndjenjë sigurie edhe te partneri.
Sipas disa studimeve është vërtertuar se shumica e femrave, pikërishtë gjat procesit të puthjes së parë me partnerin vendos se a do të flej me të apo jo. Edhe po të jeni mashkulli më i kujdesshëm në planetin tone, përshtypja e puthjes së parë ka vend të veqantë në botën e femrës.

Puthja e përsosur

Puthja e përsosur mund të ndodh vetëm me personin të cilin vërtet e duam dhe ndihemi të plotë në prani të atij personi. Shumë më tepër sinqeritet dhe afërsi ka në puthjen me personin që e duam se që ka në puthjen me dikë që fare pak e njohim. Edhepse puthja e mirë mund t'i bashkojë dy njerëz, ka shumë të tillë që frikohen ta puthin dikë. Nëse pyeteni se kur duhet puthur, përgjigjia e shumë psikologëve do të ishte: pritni gjersa të krijohet mes jush dhe personit që adhuroni një afri e këndshme, një shkallë e tërheqshmërisë që ju përgjigjet. Dilni me simpatinë tuaj disa herë para se të vendosni të putheni me të. Meshkujt zakonisht në shumë raste janë të padurueshëm, mrëpo gjithnjë duhet të kenë parasysh se për të lënë përshtypje të qëlluar, është më mirë të pritet gjersa femra ndihet e përgatitur për të dhuruar një gjë të tillë. Puthja mund të jetë sipërfaqësore dhe e thellë në aspektin emocional. Dhe kur njëher dy persona ndihen të relaksuar dhe të gatshëm për puthje, atëherë ajo do të jetë shenjë për të zbuluar gjërat më të mira dhe më të bukura që i ofronë dashuria e vërtetë.

Puthja pengon rrudhat në fytyrë dhe RITË imunitetin.

Ka shumë tregime për shëndetin dhe puthjen. Që në fillim para së gjithash mund të themi se puthja është e mirë për dhëmbë, ngase gjat një veprimi të tillë, ajo ndikon në tajimin e lëngut të pështymës që ka për qëllim shpërlarjen e dhëmbëve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra si duket puthja është më e efektshme se pasta për dhëmbë. Në anën tjetër, pakëson streset, zvoglon shtypjen e gjakut dhe rit imunitetine organizmit. Në buzë ndodhen një numër i madhë i fijeve nervore, dhe gjat prekjes së buzëve tuaj me të partnerit, ndizet zjarr i madh i përjetimeve. Rritet puna e zemrës, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut në fytyrë e shpesh dhe lëkura djersitet nga kënaqësia.
Një puthje e zjartë është në gjendje të djeg 6.4 kalori në minutë, ndërsa gjat vrapimit digjen 11.4 kalori në minutë. Si duket puthja është e efektshme sa edhe aerobiku. Gjat një puthjeje franqeze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se gjat këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalsohet procesi plakjes së lëkurës.
Sipas një gazete gjermane një mesatarisht një vajzë do t'i puth 79 meshkuj para se të vendos të martohet për një. Ndërsa në librin e Guinisit, shkruan se puthja më e gjatë ka zgjatur 17 ditë e 10 orë.

Si puthen aktorët e njohur

Se a janë a të famshëm aktorët e njohur në puthje, le të shohim deklarimet e partnerëve të tyre gjat xhirimeve filmike.

Mickey Rourke dhe Kim Besinger (Në filmin: Shtatë javë e gjysëm)

"Ta puthësh Mickey Rourkin është njëjtë si ta lëpish një shpuzore cigare" - ka thënë Kim Besinger, partnere e Mickey Rourkit në filmin Shtatë javë e gjysëm

Rachel Ward për Ricahrt Chamberlainin nuk ka vërejtje (Zogjët vdesin duke kënduar), përderisa për Jeff Bridges-in thotë se puthet sis peshku i artë, është i ftohtë dhe i jargët!

Vivian Leigh ka deklauar për Clark Gable se i vje era nga goja sa që gati nuk i kishte rënë të fiktë kësaj. Përveq tjerash edhe i lëvizte dhëmbi jo i përforcuar mire në gojë!

Mia Farrow për Robert Redfordin ka theksuar: "Ai njeri nuk dit ë puthet fare! Vazhdimisht e kam lënduar gjuhën në puthjet me të sa që mezi prisja të përfundoj xhirimi!"

Lauren Bacall i tha Humphrey Bogart-it gjat një filmi: "Të kundërmon goja!". Më vonë ajo u martua me të edhespe ai vazhdonte të pinte duhan dhe viski.

Claire Danes dhe Kate Winslet, partnere të Leonardo DiCaprio-s në film kanë theksuar se gjatë puthjeve a i terrorizonte. Para se të puthen, ai përdorte ushqim të forte, si mushkerinjtë, melqi, dhe gjëra tjera me erë sa që kanë ndjerë ligështi pas puthjeve me të.

-------------------------------------------------------------

    Ç'do të thotë të lidhesh me dikë në dashuri

Është gjë tejet ngazëllyese që "veten" t'ia falni personit që e dashuroni, t'ia lëni trupin tuaj me plotë besim në mbikqyrje partnerit dhe të freskoni lidhjen me besim dhe kënaqësi të ri.
Ndjenja kryesore që fle në thelbin e të lidhurit me dikë dhe që e bënë atë ndjenjë tërheqëse nuk është frika. As qëllimi i një praktike të tillë seksuale   nuk është, që të lëndohet dikush. Këtu as që mund të flasim për dhimbjen. Nuk është fjala as për dhimbjen e pranuar e as atë të shkaktuar. Të lidhurit me dike nuk ka asgjë të përbashkët me frikësim, kjo gjë nuk ka të bëjë me detyrim për të bërë diçka që nuk dëshiron. Ndjenja bazë që ka të bëjë me thelbin e të lidhurit dhe që e bënë atë më tërhjekëse është të besuarit.
Ata që kurrë më pare nuk kanë provuar të lidhen me dike, mendojnë se ajo shpie drejt sadomazohizmit, lojës së dominimit dhe të parapërcaktimit, vendosjes brenda kufizimeve, dhe se ajo është metodë që paraqet lidhjen e pabalancuar, ajo që kyq dhimbjen dhe nënçmimin. Ndoshta pikërisht kritikët reflektojnë vështrimin e vet dhe dëshirat e veta të lidhura për atë praktikë. E vërteta është se asgjë nga kjo nuk qëndron në praktikë.

E vërtet është se nëse lidhesh me dike, në vete ajo lidhje kyq edhe këto gjëra, dhe kjo vlenë për disa njerëz. Por nuk është e thënë që patjetër të ndodh ashtu. Shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme dhe ajo që e bënë me vlerë lidhjen, është besimi i plotë i ndërsjellë.
Lidhja është veprim e cila në njëfarë mënyre i huton personat gjatë mardhënjes seksuale. Ajo gjithnjë është me marrveshje. Mund të jetë edhe mbyllje e syve ajo. Por sidoqoftë, dhimbja nuk është pjesë e të lidhurit vetvetiu.
Lidhja, për shumë arsye është e këndshme. Shfaqja e personit për të cilin lidheni, qoftë femër apo mashkull, mund të jetë shumë atraktive. Ideja e të lidhurit dhe pafuqisë transparente është shumë ngazëllyese për shumë njerëz. Në veqanti është tërhjekëse në botën që kërkon përgjegjësi personale dhe vet mbikëqyrje. Mund të jetë ngazëllyese që veten "t'ia falni dikuj", atij apo asaj që e doni, t'ia vendosni trupin nën mbikëqyrje partnerit tuaj. Si të lidhur, jeni të liruar nga përgjegjësia e të vepruarit. Lidhja është rast për prekje të ndërsjelltë, ndjenjë dhe kënaqësi në gjithë trupin. E gjithë kënaqësia dhe ngazëllimi varet nga masa e të besuarit mes të dashuruarve. Nëse nuk ka besim të ndërsjellë, do të mungoj edhe kënaqësia në plotëkuptim të fjalës.
Një numër dërmues i jerëzve kishte me u pajtuar se njëra nga gjërat më të mira në dashuri është besimi i ndërsjellë. Pas gjithë kësaj, pikërisht për shkak të besimit, vlen edhe të mundohet njeriu për të hyrë në lidhje dashurie. Është kjo lidhje mjaftë argëtuese pikërisht për shkak të besimit që keni në parterin tuaj. Të jesh në lidhje dashurie do të thotë të vendosësh veten në duart e huaja. Shumë njerëz edhepse mendojnë se janë në lidhje dashurie nuk e bëjnë këtë. Në vend të besimit absolut, ata kultivojnë frikë dhe këtë e quajn maturi apo vigjilencë. I lejojnë dyshimeve që në kokën e tyre ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponoj frikë, pasiguri, xhelozi. Për këtë dhe përvoja e tyre se: "të lidhesh me dikë do të thotë të pranosh dhimbje!" Jo, unë mendoj se të lidhesh me dikë, dhe ta përjetosh dashurinë në plotninë e saj është shprehje për besim absolut ndaj partnerit. Vetëm atëherë mund të kultivosh në zemrën tënde dashurinë.


-------------------------------------------------------------


    A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

Si njoftohen njerëzit?

Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante,   me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.

Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit

-Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
2.   Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.

  Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit

1.   Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron   të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

Sa është reale dashuria virtuele?

Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E çka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë   zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne   vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".  


-------------------------------------------------------------


  Dita e shen Valentinit

Të dashuruarit e gjithë botës, mesveti dhurojnë duke festuar dhe uruar, tregtarët të kënaqur I fërkojnë duart ndërsa prodhuesit e ëmbëlsirave vendosin rekorde të reja në shitjen e çokoladave.
A mendoni se Dita e Shën Valentinit është product i shoqërisë së re shpenzimtare. A e dini se kur ka filluar dhe prej ku rrjedh kjo traditë? Të shikojmë pak nëpër histori…

Me siguri nuk do të mbeteni gojëhapur nëse u them se ktijuesit e "Ditës së të dashuruarve" janë të papërmërsueshmit, Italianët romantik. Edhepse ekzistojnë disa komentme se prej ku rrjedh kjo festë, një gjë është e vërtetë, emërtimin e ka marr në bazë të priftit romak Valentinit.
Sipas disa rrëfimeve tjera, kjo festë i ka rrënjët që nga festa e perëndisë Luperus, e cila u mbajtë në Romë: Në ditët e para të Mbretërisë romake, ujqit e egër endeshin nëpër pyje të afërta, dhe populli e ftonë njërin nga perënditë e vet, Lupercusin, që ujqit t'i mbaj sa më largë prej njerëzve dhe ta mbroj bagëtinë e tyre. Duke iu falënderuar një ndodhie të tillë, populli me 15 shkurtë fillon ta mbajë festivalin për nder të këtij mbrojtësi të bagëtisë nga ujqit, dhe në të njëjtën kohë ajo ditë u bë edhe festim për arrdhjen e pranverës (sepse sipas kalendarit të atëhershëm vërtet në fillim të shkurtit fillonte stina e pranverës).
Gjatë asaj feste zhvillohet një ceremoni simpatike. Shkruheshin emrat e vajzave në copëza të letrës dhe paloheshin ato letra dhe vendoseshin në një enë të thellë, mëpastaj për t'i tërhjekur meshkujt e rinjë ato letra. Ajo vajzë, emrin e të cilit e kishte tërhjekur ndonjë djalosh, duhej të bëhej e dashura e tij. Kjo traditë që konsiderohet se është burim origjinal i ditës së Shën Valentinit, më vonë e ka marr emrin në bazë të një ndodhie tjetër. Ja tregimi.
Në Romë përderisa krishterizmi ishte religjion plotësisht i ri, jetonte prifti me emrin Valentin. Mbreti i atëhershëm Claudie I, urdhëron që asnjë nga ushtarët e tij nuk guxon as rastësisht të martohet apo të fejohet, ngase konsideronte se ushtarët si meshkuj të martuar apo të fejuar, nuk do të dëshironin të luftonin në luftërat e tij, por do të mbeten në shtëpi me familjet e tyre.
Të gjithë priftërinjtë vendosin që ta rrespektojnë këtë vendim të mbretit të tyre dhe as që dëshironin më që vet ata ta kryenin ritin e martesës. Të gjithë përveq njërit. Priftit Valentin, i cili mbet i shurdhër ndaj urdhërae të mbretit dhe filloi fshehurazi të mbaj ceremonitë e martesës së çifteve të rinj që këtë e dëshironin. Ai vazhdoi përderisa nuk e zunë një ditë dhe e hudhën në burgë. Ajo ditë ishte 14 shkurti ( nata para festës pranverore të romakëve për perëndinë Luperkalie). Priftit Valentin ia prenë kokën. Një kohë të shkurtër pas vdekjes së tij, populli e shpall atë të shenjtë dhe kur u fortësua krishterizmi në Romë, këshilli i priftërinjëve vendosi ta bashkoj festën e Lupercusit dhe vdekjen e Shën Valentinit në një ditë të vetme. Ata përcaktuan që festa e re do të festohet më 14 shkurt ndërsa emri i festës do të jetë për nder të priftit të shenjtë Valentin.
Natyrisht se ekzistojnë edhe teori tjera lidhur me prejardhjen e kësaj feste, dhe jepen disa teza se rrjedh nga disa rituale pagane, përdesisa të tjerët flasin se si në kohën e mesjetës besohej se zogjët fillojnë të shumohen pikërisht më 14 shkurt, dhe nga kjo rrjedh edhe festimi i ditës së Shën Valentinit.
Sidoqoftë nuk duhet të harroni se 14 Shkurti është Dita e të gjithë të dashuruarve dhe duhet festuar me dashuri në zemër. Ata që e kanë dashurinë në zemrat e tyre, nuk do të bëjnë pyetje të llojit, ku, kur, si apo me kënd…

-------------------------------------------------------------


  Argëtime...



SA ËSHTË E QËNDRUESHME LIDHJA E JUAJ! DO TË ZGJASË APO DO TË SHUHET AJO!


Përgjigjuni me sinqeritet mundësisë që më së shumti ju përshtatet sitatës tuaj dhe lexoni prognozën, pasi t'i mbledhni pikët në tabelë. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.  

1. Me orë të tëra keni zier gjellën dhe e keni pastruar shtëpinë. Nëna e tij, megjithatë, e ka shfrytëzuar rastin dhe ju ka kritikuar në lidhje me gjellën tuaj. Kur i keni treguar ai ka vepruar:

a) -Edhe më tej ka vazhduar të luaj me kompjuter duke mos dashur të dëgjoj fare.
b) -I ka rrefuzuar kritikat e nënës dhe ju ka lavdëruar në lidhje me gjellën
c) -Është mbrojtur duke e arsyetuar nënën e vet dhe duke thënë se pa të keq e ka ajo.  

--------------------------------------------------------------------------------

2. Sa herë bëni dashuri me të në muaj:

a) -10 herë e më shumë
b) -6 deri 8 herë
c) -Më së shumti 4 herë  

--------------------------------------------------------------------------------

3. Kur fjaloseni zakonisht ajo (zënka) përfundon me:

a) -Ai del nga shtpia dhe i përplas dyert apo gjërat tjera
b) -Që të dy i telefononi secili shokut a shoqes së ngushtë dhe i rrëfeheni. Kjo zakonisht është e mjaftueshme për të kuptuar se sa të lumtur jeni
c) -Që të dy mbani inat përderisa dikush nuk lëshon pe..  

--------------------------------------------------------------------------------

4. Fshehtësitë tuaja më të sinqerta...

a) -Ai i di të gjitha ngase ju kupton më mirë se cilado qoftë shoqe e juaj e ngushtë
b) -Di diçka nga ato, por megjithatë shoqja e ngushtë të cilës i tregoni gjithçka është e pazëvendësueshme.
c) -Megjithatë është më mirë që meshkujve të mos u tregohet gjithçka  

--------------------------------------------------------------------------------

5. A fjaloseni për politikë:

a) -Ndonjëherë
b) -Gjithnjë
c) -Shumë rrallë  

--------------------------------------------------------------------------------

6. Ka organizuar vikend për ju të dy, dhe nuk është konsultuar me ju. Kur ju thotë juve si veproni:

a) -Ju pëlqen befasia dhe ecni me entuziazëm të madh
b) -I paketoni gjërat pa vullnet ngase nuk jeni të kënaqur me idenë e tij
c) -Nuk i adhuroni befasitë dhe hjekni dorë nga vikendi i organizuar  

--------------------------------------------------------------------------------

7. E zgjidhni një problem të rëndësishëm dhe ju duhet këshillë:

a) -Menjëherë konsultoheni me të
b) -E pyetni atë, dhe pastaj e kërkoni edhe mendimin e dikujt tjetër para se të veproni
c) -E sjellni vendimin pasi që për mendim e keni pyetur cilindoqoftë por jo atë.  

--------------------------------------------------------------------------------

8. Dallimi mes moshës tuaj dhe të tij a është apo nuk është për dhjetë vjetë:

a) -Po
b) -Jo  

--------------------------------------------------------------------------------

9. Familja e juaj mendon për të:

a) -Se është më i miri
b) -Ia ka dhënë një notë kaluese
c) -Se jeton në mënyrë tejet modeste  

--------------------------------------------------------------------------------

10. Do të dëshironit të krijoni familje, por kur mendoni se çfarë babai/nëne do të bëhet. Si e shihni partnerin tuaj në ardhmëri?

a) -Njëjtë si tash, duke e bartur bebën në krihë
b) -Një verzion të tij çfarë nuk e keni parë ende dhe që ju bënë konfuz
c) -Si person që do të ishte më i pjekur dhe më përgjegjës se që është tash.  

--------------------------------------------------------------------------------

11. A do të hynit në punë (biznes) me të?

a) Po, pa dyshim
b) Ndoshta po!?
c) Jo kurrë!

--------------------------------------------------------------------------------

12. Çka do të dëshironit te ai të ndërroni?

a) -Mënyrën e veshjes
b) -Shokët e tij
c) -Higjienën e tij personale
d) -Shtëpinë e tij
e) -Mënyrën se si ua shpreh dashurinë dhe ndjenjat
f) -Mënyrën e tij të jetës.  

--------------------------------------------------------------------------------

Tabela e rezultateve

Pyetja   1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
a. 3 5 3 5 4 5 5 3 5 5 5 1
b. 5 4 5 4 3 4 4 0 4 4 4 2
c. 4 3 4 3 5 3 3 0 3 3 3 1
d.                       2
e.                       3
f.                       3


--------------------------------------------------------------------------------

Prej 0-25 pikë

Lidhje në rrezik!
Dashuria e juaj si shumë të tjera vazhdimisht ec teposhtë dhe shpesh është jo e rrafshtë. Keni filozofi të ndryshme jetësore, paqartësitë ndodhin çdo ditë, dhe ajo që është më e keqja nuk besoni në të plotësisht. E keni shumë vështirë t’i përshtateni nevojave të partnerit dhe shpesh jeni jotolerantë ndaj tij. Problemet e patejkalueshme të jetës si çifte, zënkat e vogla pa lidhje dhe cikërrimet tjera , i fryni në madhësi gjigante. Nëse ai dëshiron të shkoj në kinema, ju dëshironi të shkoni në teatër, nëse ai thotë “bardh” për ju me siguri është “zi”, nëse ai propozon vikend në detë, ju me siguri dëshironi të shkoni në mal. Kompromiset janë padyshim të mundshme. Nëse jeni të dashuruar në njëri tjetrin gjithsesi ekzistojnë edhe disa pika të përbashkëta që i keni, mirëpo për këtë ju duhet pak mund i dyanshëm. Duheni që ta shikoni me më tepër besim atë, pra të keni më tepër besim në të, përndryshe lidhja e juaj do të jetë gjithnjë “luftë” dhe fjalosje e pakuptimtë. Rreziku eziston aty që ndoshta më partneri i juaj nuk do të mund ta durojë dozën e armiqësisë që e vendosni në lidhjen tuaj, e për të cilën me siguri as që jeni të vetëdijshëm! Nëse dëshironi që lidhja e juaj të jetë e qëndrueshme, vlen të mendoni, përndryshe rrezikoni që ajo çdo ditë të shkapërderdhet copë-copë!


--------------------------------------------------------------------------------

26-34 pikë
Ju duhet më tepër vullneti i mirë

Qëndrueshmëria e një lidhjeje nuk bazohet gjithnjë dhe vetëm në ngjashmërinë mes partnerëve. Edhe llojllojshmëritë shumë mirë i bashkojnë njerëzit., edehpse ndoshta ju duket se lidhja e juaj nuk është aq solide. Natyrisht nëse me orë të tëra bisedoni lidhur me disa cikërrime të parëndësishme, mund të kujtoni se partneri i juaj nuk është njeriu i qëlluar që e kërkoni, mirëpo mjafton të gjeni çastin e barazpeshës dhe të tregoni pak më tepër vullnet dhe gadishmëri – kështu që ka gjasa që edhe të ketë sukses lidhja e juaj. Pikërisht aftësia e komunikimit dhe e gjetjes së kompromisit mund të bëhet urrë që ju lidhë, ngase dryshimet mes jush nuk janë të llojit të tillë që ta sjellin dashurinë tuaj në pikëpyetje. Prandaj nëse do të dëshironit që të qëndroj lidhja e juaj, duhet që të armatoseni me durimin dhe të pyetni veten se: “Çka në të vërtet dëshironi apo pritni nga lidhja e juaj. Paramendoni ardhmërinë me të, a është ajo që e dëshironi? Sa ju pengojnë mendimet e tija që aq dallojnë nga mendmet tuaja. Hapi i parëdrejt mirëkuptimit të ndërsjelltë është pranimi i kompromisit e kjo nuk do të thotë që duhet ta sakrifikoni pikëpamjet tuaja për të tijat. Kjo etëm do të thotë të mësoheni të dëgjoni dhe të merrni pjesë, e që[ gjatë kësaj askush të mos e humb identitetin e vet.

--------------------------------------------------------------------------------

Prej: 35-40 pikë
Përgjithmonë së bashku

Nuk ka dyshim, partneri i juaj është personi i jetës suaj. Është njeriu me të cilin dëshironi të krijoni familje, ta ndani të mirën dhe të keqën. Raportet dhe mënyra se si funksiononi përmbajnë të gjitha vlerat e një lidhjeje solide. Karakteristikë kraesore e lidhjes suaj është besimi i ndërsjeltë, besnikëria dhe rrespekti. Të jeni me personin që e doni, për ju është gjë me rëndësi, dhe këtë do ta mbroni qoftë edhe nëse e humbni diçka që ka lidhje me vet dëshirat dhe nevojat tuaja. Aftësia e madhe e juaj që të vendoseni në pozitën e partnerit dhe ta kuptoni gjer në maksimum, dhe ta bëni hapin e parë pas fjalosjes, përputhet mrekullisht me partnerin tuaj që të ndrysjhoj nëse duhet mendimin e tij, vetëm e vetëm që të gjindeni në ndonjë pikë të përbashkët. Qëndrimi i juaj është pozitiv, që mundëso t’i përballni shumë probleme të pashmangshme në jetën bashkëshortore. Kujdes vetëm në varësinë e ndërsjelltë mes juve. Është mirë të jeni të krijuar për njëri tjetrin, por që lidhja që është për së tepërmi e koncentruar në vet vete dhe e mbyllur për gjithë të tjerët nga jashtë, mund të lëkundet dhe ta humb shkëlqimin e vet.  




-------------------------------------------------------------


    Çifteve në mesnatë



Pse dashurohemi...





Sipas disa hulumtimeve nga shkencëtarët e Torontos në Kanadë dhe Sorbonës në Pariz në bashkëpunim me universitetet tjera, ndjenja e të dashuruarit është biokimi e pastër. Është vërtetuar se "xixën e dashurisë" e ndez adrenalina, hormoni i gjëndrës mbiveshkore. Tajimi i shtuar i adrenalines rezulton në të rrahurat e zemrës, ndjenjën e këndshme të ngrohtësisë dhe zgjerimin e bebëzavce të syve. Kjo është shenja e pare e pëlqimit të dy gjinive. Nëse adrenalina e kryen punën e vet, ndjenja e atraktivitetit shndërrohet në epsh. Atëherën fillon ndikimi i fenilalaninës tek të dashuruarit, substance kjo e ngjashme me afetaminën e cila tajohet nga zona e caktuar e trunit. Kjo provokon entuziazëm mendor ku truri përpiqet ta përsërisë ndjenjën ngazëllyese. Entuziazmi mendor lidhet me praninë e personit të zgjedhur, dhe nëse ç'do gjë shkon në rregull, fillojnë takimet mes të dashuruarve. Për forcimin e mardhënieve mes të dashuruarve, meritat i ka oksitocina që në sasi të mëdha prodhohet gjat mardhënieve seksuale. Disa shkenctarë mendojnë se ajo ndikon në forcimin e lidhjes për familjen. Ky hormon të cilin e tajon hipofiza prodhohet edhe atlëherë kur ndodhemi pranë personit që e dashurojmë, dhe kjo është arsyeja pse ndihemi të lumtur.

-------------------------------------------------------------



NJERËZIT GJITHNJË BËJNË MARRËZIRA TË NDRYSHME KUR JANË TË DASHURUAR ....


Gënjeve

Binte një shi pranvere
në jetën time hyre ti
më quajte bijë Venere
engjëllushë me sytë e zi

Qenien time ta fala
Ta dhurova rininë
po nuk e dita se fjala
mund ta vras dashurinë

Gënjeve kur më betove
në amshimin e dashrurisë sonë
rëmbeve lumturinë time
dhe ike nga une përgjithmonë

gënjeve kur më dhe besën
se e vetmja për ty do të jem
mi vodhe ëndrat rinore
"të dua" kurrë më nuk do të them

Teksti i Këngës që fitoi "Mikrofonin e artë" në festivalin "Zambaku i Prizrenit" 2001
• Teksti: Mark GOJANI
• Kompozimi: Seb DELHYSA
• Orkestri: Krist LEKAJ
• Interpretimi: Alisa KISERI


DEHJA NGA DASHURIA

Ndjenja e maramendëse e mosgjeturisë, euforia e fuqishme dhe kaplimi i plotë me dashurinë e re, janë aq të mbifuqishme sa që është vështirë të besohet se kjo është pasojë vetëm e emocioneve!
Psikologët kanë vërtetuar se, te njeriu i dashuruar ndodhin shumë të tepër reaksione se mendimet e thjeshta të lumturisë. Disa studime të fundit kanë zbuluar se janë disa lloje relative të aktiviteteve kimike dhe neurotike që ndodhin në shkallë të caktuar të lidhjeve njerëzore.
Natyrish, vështirë është të besohet se përfundimi i çfarëdo hulumtimi mund të bëjë që dashuria të jetë më pak misterioze, mirëpo, megjithatë hulumtimet munden që së paku pak të ndriqojnë përgjigjen në pyetjen se pse njerëzit ndjejnë diçka të tillë të pazakonshme. Çka është ajo që i shtyen të veprojnë ashtu si veprojnë.  
Helen Fisher, profesoreshë e antropologjisë në Rutgers University, është njëra nga shumë dijetarë që besojnë se rufenë e dashurisë e forcojnë stimulansët natyror në kokë, neurotransmiterët dopaminë dhe norepinefrin. Ajo thekson se edhe nëse vetëm mendojmë në dashurinë tonë, sasitë e mëdha të tajuara të atyre materieve shkaktojnë humbjen e oreksit dhe dëshirën për gjumë. A do të thotë kjo se dashuria është një llojë narkotiku natyror?!
"Ekzistojnë karakteristika të përbashkëta që lidhin dashurinë romantike me ato stimulansa natyrorë", thekson Helen Fisher. "Përndryshe, tjetër me çka mund të përshkruhet mënyra që na shtyen të mendojmë vazhdimisht në personin që e duam, ta dëshirojmë me aq afsh në mënyrën si e bëjmë atë, t'i themi gjithçka, t'ia lexojmë poezinë tonë, madje edhe nëse ajo është e poezi e dobët?"
Hulumtimet kanë treguar ngjashmëri mes ndjenjave eruptive dhe dashurisë romantike si dhe euforisë, varshmëria e së cilës ndjehet kur ndodhesh nën ndikimin e narkotikëve të tillë. Kur personi është dashuruar me afsh, atëherë është i shqetësuar ekstremisht dhe i tendosur, nëse në afërsi nuk e ka personin që e donë. Atëherë ndjenë edhe dhimbje. Madje dhimbje të fuqishme. Gjitha këto simptome shfaqen edhe te të verurit nga narkotikët.
Kështu është vërtetuar se aktivizohen të njëjtat pjesë të trurit te narkomanët e varur dhe te personat që janë të dashuruar marrëzisht e që në dorë kanë fotografinë e dashurisë së vet.
Mirëpo, siq me siguri të gjith ne e dijmë, ndjenja fillestare e dashurisë nuk zgjat përjetë. Për këtë prof. Fisher është përpjekur të kuptoj raportin e stimulansëve biologjik dhe në mënyrë antropologjike të jep shpjegim për shkallët e dashurisë.
Ajo thekson se ekzistojnë tre shkallë të dashurisë: Epshi, dashuria romantike dhe lojaliteti (apo dhënia pas partnerit të caktuar).
Për epshin mund të thuhet se ndizet nga "çdokush", dhe kjo ndodh me veprimin e hormoneve, si që është testosteroni. Shkalla e dashurisë romantike, ndodh me reaksionet kimike të përshkruar më lartë dhe vëmendjen e drejton, gjithë energjinë e   përqëndron vetëm në një person. Njeriu i tillë është në gjendje që nëse mund të themi, gjithë univerzin ta identifikoj me personin që e do. Pra gjithçka që ekziston në gjithësi, për të është personi në të cilin është dashuruar. Kjo është ndjenjë më se e fuqishme.
Shkalla e fundit është dhënia ndaj partnerit, dhe paraqet lidhjen e përhershme mes dy personave e që bazohet në rrespekt dhe në të besim e ndërsjelltë.


-------------------------------------------------------------


    JOBESNIKËRIA DHE MASHTIMI NË DASHURI






Mashtrimi në dashuri apo jobesnikëria është diçka që ndodh pa u planifikuar, befas, diçka që është jashtë secilës kufi të logjikës së shëndoshë, ngase po të ishte e kyqur logjika e shëndosh në këtë llojë të mashtrimit, shumë martesa dhe lidhje të mira do të shpëtonin.  



Ju ka ndodhur të keni partner dhe të jeni me të një kohë të gjatë. Nuk është si më parë, s'ka më përshpëritje të ëmbëla, s'ka më kujdes të veçantë për ju. Jetën seksuale nuk e keni aq të kënaqshme, ju mungojnë bisedimet e këndshme mes veti, afërsia, gjentiliteti. Ju mungojnë fjalët se jeni te vetmja (i vetmi) në jetën e tij/saj. Dhe kur gjithçka ju duket si një rutinë, para jush befasisht shfaqet dikush që ju tërhjek. Ka diçka në të që ju bënë të ndiheni të plotë, të veçantë. Aq më tepër takimet dhe puthjet e fshehta janë aq të ëmbëla sa që thjeshtë magjepseni. Pyeteni, athua ku ndodhej ky person para disa viteve. Pse në jetën time ka hyrë personi i gabuar... Megjithatë gjersa gjitha këto i mendoni, është mirë t'ia parashtroni vetes edhe disa pyetje tjera. Mendoni se nëpër çka do të duhet të kaloni nëse vendosni të hyni në lidhje të re duke e çkyqur atë të vjetrën. Athua sa dë të fitoni me lidhjen e re. Mendoni se sa energji do të duhej të shpenzoni për një lidhje të re, e një lidhje të tillë tashmë e keni. Mendoni mirë se çka do të fitoni e çka do të humbni me këtë lidhje të re. Nëse tashmë e keni bërë një gabim të tillë dhe keni mashtruar partnerin tuaj me dikë tjetër, asgjë më nuk mund të ndryshoj. Aq më tepër nëse një gjë e tillë zbulohet nga ana e partnerit tuaj. Padyshim se lidhja do të lëkundet seriozisht. Kurrë më nuk do të jetë si ka qenë dikur. Megjithkëtë, në disa raste, lidhja mund të shpëtohet dhe nëse vërtet pendoheni ajo lidhje mund të freskohet, forcohet dhe të bëhet më e këndshme si kurrë më parë.

Shenjat alarmuese që tregojnë se partneri i juaj ju mashtron

Te meshkujt:

- Duket tejet i lumtur dhe në disponim për çdo ditë, mirpo megjithatë shumë shpejt nervikoset dhe hidhërohet me juve.
- Ndreqet si kurrë më parë për punë, blenë robe të reja, shpesh punon deri vonë e disaherë edhe gjatë vikendit.
- Papritur shkonë në udhëtime zyrtare.
- Keni përshtypjen se diçka ka ndryshuar në jetën e tij e intuita asnjëherë nuk ju ka mashtruar.
- Para se të shtriheni në shtrat, ai vonohet me orë të tëra në banjo.
- Kritikat e tija seksuale drejtuar juve tashmë shpeshtohen
- Befasisht e ka ndëruar teknikën seksuale dhe bënë dashuri me ju në mënyrë të re.
- Natyrisht kjo e fundja sdo diskutim, nëse jeni sëmurë nga sëmundjet seksuale edhepse keni qenë besnike ndaj tij.

Te femrat:  

- Fillon të harrojë, edhepse ju e pini kafen e idhët, ajo ju vendos sheqer në të shpesh.
- Tregon shenja të nervozës kur fillohet të bisedohet për mosbesnikërinë në dashuri.
- Ju blenë dhurata të gabueshme,
- Ndodh që në shtrat ta përmend emrin e mashkullit tjetër!
- E pranon jobesnikërinë e saj ndaj jush. Në të shumtën femrat e pranojnë jobesnikërinë ngase i mundon ndjenja e fajësisë.
- E ndërprenë lidhjen me ju, ngase nëse një femër ka kontakte seksuale edhe me dashnorin apo burrine saj dhe njëkohësisht edhe me një mashkull tjetër, atëherë sipas të gjitha gjasave është psiqikisht e sëmurë.

Disa arsye pse nuk e vlen të jeni jobesnikë

1. Mashtrimi është veprim shumë i rëndë. Vetëm mendoni se sa koncentrim dhe energji duhet dhënë për të kostruktuar gënjeshtra dhe arsyetime të reja. Ju duhet shumë kohë të humbni vetëm për gjëra të tilla.

2. Gjithnjë ekziston rreziku nga sëmundjet seksuale ngjitëse, pa marrë parasysh se sa rruheni.

3. Në raste të mashtrimit, seksi zakonisht është i shkurtë, i shpejtë dhe nuk është kushedi se çka! Shumë qifte që janë jobesnik kohën më të madhe e kalojnë në biseda telefonike se në gjëra konkrete.

4. Do të i nënshtroheni një jete me strese të vazhdueshme. Vazhdimisht do të ju ndjek ankthi se keni për tu zbuluar. Dhe do të zbuloheni edhe nëse e mashtroni veten se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë! Me siguri kështu ka menduar edhe Bill Klintoni, apo...! Dhe nëse një gjë e tillë zbulohet edhe mbas 30 vitesh, tradhëtia në dashuri mbetet tradhëti!

5. Nëse tashmë partneri i ri e di se keni partner dhe se atë e mashtroni, në ndërdijen e tij /saj automatikisht do të krijohet automatikisht bindja se një gjë të tillë do të manifestohet edhe nëse hyni në lidhje më serioze me të.

Pse mashtrojnë femrat dhe pse meshkujt

Psikologët thonë se në të shumtën e rasteve për njerëzit lidhja e fshehtë mund të jetë aventurë më e madhe jetësore që mund ta arrijnë. Në të shumtën e rasteve femrat e kan vështirë të vendosin ta mashtrojnë partnerin e tyre. Ato zakonisht mashtrojnë vetëm e vetëm për seks. Sado e vështirë të jet ky hap, kur njëherë e ndërmerr atë femra, atëherë vështirë e ka të ndalet, përdallim që meshkujt për të tradhëtuar në dashuri e kanë shumë më lehtë të vendosin, por po ashtu dhe shumë lehtë mund të dalin nga ai rreth magjik dhe ti kthehen gruas apo dashnores me të cilën janë në lidhje dashurie. Për shumë meshkuj mashtrimi i partneres me një tjetër femër është vetëm lojë që largon monotoninë e çastit! Po natyrisht se mund të ketë edhe arsye tjera serioze se pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri. Për më tepër se pse tradhëtojnë në dashuri meshkujt lexoni këtu.



Mir Se Vini !